Pezullohet përkohësisht afati pesëditor për regjistrimin e automjeteve

E publikuar: 17/03/2020 16:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike ka marrë vendim që të pezullohet përkohësisht afati pesëditor për regjistrimin e automjeteve

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, ka nënshkruar vendimin që të pezullohet përkohësisht afati kohor prej pesë ditëve nga dita e bërjes së pagesës së Policës së Sigurimit për regjistrimin e mjeteve, e cila është paraparë për regjistrimin e mjeteve.

Vendimi është marrë duke u bazuar në Ligjin për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore dhe Agjencive të Pavarura, Rregulloren për Fushat e Përgjegjësisë Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive, si dhe duke u bazuar në pikën 9 të Vendimit të Qeverisë nr. 01/09.

Sipas këtij vendimi, pezullohet përkohësisht zbatimi i paragrafit 1 dhe 3 të Udhëzimit për Regjistrimin e Mjeteve, ku të gjitha llojet e regjistrimit të mjeteve mund të bëhen në secilën Qendër për Regjistrimin e Automjeteve të rajonit përkatës, përkatësisht vendbanimit të pronarit të mjetit.