UP, pezullohen 23 programe, prej tyre tri programe doktorate

E publikuar: 28/06/2017 12:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
universiteti-i-prishtines-2014

Në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, gjithsej janë 23 programe që janë refuzuar të akreditohen.

Në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë janë pezulluar së akredituari dy programe në master, programi Master në Shëndetin Publik si dhe programi Master në Pemëtari me Vreshtari.

Në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës janë pezulluar programet ‘Gjeodezi’ në Bachelor si dhe programi ‘Gjeodezi’ në Master, shkruan “Zëri”.

Ndërkaq, në Fakultetin Ekonomik është pezulluar programi ‘Ekonomi e aplikuar dhe menaxhment’, si dhe programi në Master ‘Ndërmarrësi’ dhe ‘Zhvillim ekonomik lokal’.

Në këtë fakultet janë pezulluar dhe dy programe në studime të doktoratës, programi ‘Ekonomiks’ si dhe programi ‘Ekonomiks’ në gjuhën angleze. Në Fakultetin e Edukimit janë pezulluar katër programe në Master profesional; ‘Mësimdhënie në matematikë’, ‘Mësimdhënie në shkencat natyrore’, ‘Mësimdhënie në shkencat sociale’, ‘Mësimdhënie në teknologji dhe TIK’, raporton “Zëri”.

Në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike janë pezulluar tri programe ‘Automatikë e Kompjuterizuar dhe Robotikë’, ‘Elektro-energjetikë’, ‘Elektronikë’.

Në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike katër programe: ‘Konstruksione dhe Mekanizim’, ‘Konstruksione dhe Mekanizim’, ‘Termoenergjetikë dhe Termoteknikë’, ‘Termo-energjetikë dhe Termoteknikë’.

Ndërsa, në Fakultetin e Mjekësisë është pezulluar programi ‘Mjekësi Paraklinike’.

Në Fakultetin e Filologjisë janë pezulluar tri programe; Master në degën e ‘Gjuhës frënge’, ‘Gazetari dhe marrëdhënie me publikun’, si dhe programi në nivelin e doktoratës ‘Gazetari dhe Shkencat e Komunikimit’. /Zëri/