Petritsch: Hapi i parë për vazhdimin e dialogut duhet të merret nga Prishtina

19.03.2019 10:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Petritsch: Hapi i parë për vazhdimin e dialogut duhet të merret nga Prishtina

Diplomati austriak Wolfgang Petritsch ka thënë se është e nevojshme të ringjallet dialogu midis Prishtinës dhe Beogradit dhe të arrihet një kompromis.

Ai vlerësoi se dialogu dhe kompromisi duhet të vijnë me ndihmën e BE-së dhe, nëse është e nevojshme, edhe Moskës dhe Uashingtonit. Megjithatë, theksoi ai, Prishtina duhet të ndërmarrë hapin e parë për të vazhduar dialogun.

Petritsch, i cili është ish-i dërguar i BE-së për Kosovën, konsideron se taksa e vendosura nga qeveria e Ramush Haradinajt nuk është rrugë drejt përparimit si dhe nuk jep kontribut konstruktiv në dialogun e Brukselit.

“Ajo duhet të ndalet, unë jam për ta hequr, gjë që është në përputhje me qëndrimin e Shteteve të Bashkuara që po përpiqen të bindin Prishtinën për heqjen e taksës dhe kthimin në negociata. Kjo është e nevojshme, ne nuk mund të përparojmë në një situatë të pasigurisë së plotë. Është e nevojshme të arrihet një zgjidhje e mirë dhe një kompromis për të mirën e të dy popujve në Kosovë’, shtoi ai gjatë një aktiviteti për përvjetorin e bombardimeve të NATO-s që u mbajt të hënën në Beograd, transmeton Klan Kosova.

Sipas tij, presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe ai i Kosovës, Hashim Thaçi po shkojnë në atë drejtim.

” Shpresoj se do të jenë të suksesshëm në fund,” tha diplomati austriak.

I pyetur se kush ka një rol kyç në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, ai tha se pikërisht “presidentët e të dyja vendeve, të dyja shtetet, qeveritë e këtyre vendeve”

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Rrahet keq Visar Dërmaku i njohur si Gani Germia – sulmuesi nipi i Bajram Kosumit

Rrahet keq Visar Dërmaku i njohur si Gani Germia – sulmuesi nipi i Bajram Kosumit

Ramushi këndon, Dautit mbi kokë plumbat i fluturojnë

Ramushi këndon, Dautit mbi kokë plumbat i fluturojnë

Gjuha e politikanëve ashpërsohet para zgjedhjeve të jashtëzakonshme

Gjuha e politikanëve ashpërsohet para zgjedhjeve të jashtëzakonshme

Veseli bën thirrje për kujdes në trafik, respektoni rregullat rrugore

Veseli bën thirrje për kujdes në trafik, respektoni rregullat rrugore

Ministri serb: Për shkak të taksës po i humbim milionat

Ministri serb: Për shkak të taksës po i humbim milionat

15-vjeçari nga Gjilani vdiq nga rryma, vdekja e tij po cilësohet e dyshimtë

15-vjeçari nga Gjilani vdiq nga rryma, vdekja e tij po cilësohet e dyshimtë

Veterani i UÇK’së synon t’i shërojë plagët, s’pranon ofertat e partive

Veterani i UÇK’së synon t’i shërojë plagët, s’pranon ofertat e partive

Maqedoni e Veriut: Pa zgjidhje konkrete për luftimin e lajmeve të rreme

Maqedoni e Veriut: Pa zgjidhje konkrete për luftimin e lajmeve të rreme

Ambasadori Britanik: Kemi të drejtë të japim kritika, nëse dështon Kosova ndikon edhe në Britani

Ambasadori Britanik: Kemi të drejtë të japim kritika, nëse dështon Kosova ndikon edhe në Britani

Daçiq për Serwer: Si ua mohoni serbëve që jetojnë në SHBA të drejtat që shqiptarët gëzojnë atje?

Daçiq për Serwer: Si ua mohoni serbëve që jetojnë në SHBA të drejtat që shqiptarët gëzojnë atje?

Zgjedhjet më 29 shtator

Zgjedhjet më 29 shtator

Falet Kurban Bajrami, mesazhe solidariteti dhe për respektimin e femrës

Falet Kurban Bajrami, mesazhe solidariteti dhe për respektimin e femrës

Haradinaj qeverisë Rama: Hiqeni taksën në Rrugën e Kombit

Haradinaj qeverisë Rama: Hiqeni taksën në Rrugën e Kombit

Veseli ironizon me LDK’në dhe VV’në: Vija të kuqe kemi me Serbinë dhe korrupsionin

Veseli ironizon me LDK’në dhe VV’në: Vija të kuqe kemi me Serbinë dhe korrupsionin

Haziri për Vetëvendosjen: Po na shohin si barkë për mbijetesë

Haziri për Vetëvendosjen: Po na shohin si barkë për mbijetesë

A po e rrezikon Prokuroria Publike datën e bisedimeve?

A po e rrezikon Prokuroria Publike datën e bisedimeve?