Petkoviq u bën thirrje misioneve ndërkombëtare të patrulluojnë në këto zona të Kosovës

E publikuar: 29/04/2021 10:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtori i të ashtuquajturës zyrë qeveritare serbe për Kosovën, Petar Petkoviq u bëri thirrje misioneve ndërkombëtare që t’i “kushtojnë vëmendje të veçantë” sigurisë në komunitetet serbe në Kosovë gjatë festës së Pashkëve, u njoftua sot.

Petkoviq kërkoi nga misionet të veprojnë “në mënyrë parandaluese dhe të marrin masa adekuate brenda kompetencës së tyre për të mbrojtur objektet e Kishës Ortodokse Serbe dhe besimtarëve gjatë Pashkëve”.

“Ne e konsiderojmë të domosdoshme ngritjen e vëmendjes së sigurisë në një nivel më të lartë në komunitetet serbe në Kosovë dhe Metohi gjatë Pashkëve, si dhe gjatë ditëve që i paraprijnë asaj feste dhe për të marrë masa adekuate për të mbrojtur popullsinë serbe”, tha Petkoviq në një letër drejtuar misioneve të UNMIK-ut, EULEX-it, OSBE-së dhe Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.