Peticion online për anulimin e testit të maturës mbi 8000 nënshkrime për…

E publikuar: 14/08/2020 19:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një grup maturantësh kanë krijuar një peticion online përmes së cilit po kërkojnë anulimin e këtij testi. Brenda 3 ditësh peticionin e kanë nënshkruar mbi 8 mijë persona për anulimin e maturës shtetrore 2020, votimi i këtij peticioni pritet të mbërrij deri në 10.000 vota.

Përmes këtij peticioni shumë nxënës kanë kërkuar të anulohet për shkak se nuk janë krijuar kushtet të favorshme në përqendrimin e vëmendjes.

Në tekstin e peticionit thuhet se meqenëse matura është çështje e ndjeshme, duhet të krijohen kushte të favorshme në përqendrimin e vëmendjes, krijim të atmosferës emocionale pozitive dhe arritjen e suksesit të përgjithshëm, raporton InfoSot.

Postimi i plotë:

Matura Shtetërore është një cështje e ndjeshme që kërkon krijim të kushteve të favorshme në përqendrimin e vemendjes, krijim të atmosferës emocionale pozitive dhe arritjen e suksesit gjeneral. Duke marrë parasysh se ky test nuk ka dhënë rezultate në vitet paraprake dhe se nuk eshte vleresim adekuat (real) i dijes se nxenesve, besojmë fuqishëm se ky test nuk duhet mbajtur./InfoSot/

Në këtë link mund te nenshkruani peticionin https://www.change.org/