Peticion kundër testit të maturës, prindërit propozojnë modelin e Shqipërisë

09.05.2020 12:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Peticion kundër testit të maturës, prindërit propozojnë modelin e Shqipërisë

Një peticion online për çështjen e testit të maturës është shpërndarë ditëve të fundit nga një grup maturantësh, të cilët në këtë formë synojnë të tregojnë se cili është vullneti i maturantëve për mbajtjen, apo jo të testit të maturës për këtë vit shkollor.

Vendimin për mbajtjen ose jo të testit të maturës ende nuk është marrë definitivisht nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, por ministrja, Hykmete Bajrami ka thënë se derisa nuk ka një vendim për anulimin e testit, nxënësit duhet ta marrin që testi mbahet, por që po përgatitin një skenar tjetër nëse situata me pandeminë përkeqësohet.

Në lidhje me këtë çështje, në një prononcim për Telegrafin, kryetari i Këshillit të Prindërve, Ymret Reshiti ka theksuar se KPK punon gjithmonë vetëm në interes të nxënësve, ndërsa tha se nuk janë në dijeni për peticionit e nisur nga nxënësit.

“Ne si Këshill i Prindërve nuk jemi në dijeni për këtë peticion e as çfarë kërkohet përmes tij, por, meqë po jetojmë në demokraci, ata mund ta shfrytëzojnë të drejtën. Këshilli i Prindërve nuk është kundër asaj. Ne i përfaqësojmë interesat e maturantëve. Por, përveç dëshirave është edhe ligji që duhet të respektohet. Nuk jemi asgjë kundër, por nuk kemi dëshirë që prapa atyre iniciativave të ketë njerëz që e bëjnë për promovime personale. Nëse është vetëm iniciative e tillë, le ta provojnë, në fund ministria është ajo që vendos për mbajtjen ose jo të testit”, tha Reshiti.

Kryetari i Këshillit të Prindërve tha se në terren tashmë kanë nisur përgatitjen për mbajtjen e testit, e në anën tjetër bëri të ditur po ashtu se ka propozuar që për këtë vit shkollor të ndiqet shembulli i Shqipërisë, ku Qeveria u ka dhënë mundësinë nxënësve e prindërve të deklarohen në lidhje me atë se si duhet të vazhdohet viti shkollor.

“Sipas informacioneve që kam, kanë dal edhe disa dokumente. Me sa di çështja e testit të maturës është e kryer. Edhe pse unë kam kërku që ta ndjekim shembullin e Shqipërisë, ku Qeveria u ka dhënë mundësi vetë prindërve dhe nxënësve të deklarohen nëse ata mendojnë që ky vit do të thotë për vitin shkollor është i mjaftueshëm për t’u konsideru i kryer. Edhe për testin e maturës do të duhej të merrej mendim edhe i nxënësve edhe i prindërve. Në realitet cila është zgjidhja më e mirë. Por e kam vërejtë që janë disa informata pothuajse zyrtare, që testi do të mbahet”, tha Rashiti.

Ndërsa, nëse ende ka dyshime për mbajtjen ose jo të testit, Rashiti tha se kjo do të duhej të diskutohej me të gjithë personat e përfshirë në këtë proces, të merret mendimi i ekspertëve.

“Nuk e di për ministren nëse ka një dyshim ose ide të tillë që do të mbahet ose do të shtyhet. Edhe pse ministrja është dasht që edhe në takim me Komisionin e Maturës Shtetërore ta diskutoj këtë ide, sepse ne si Këshill i Prindërve përmes medieve kemi folur për testin e maturës. Çdo send që është e mirë do ta vlerësoj, Këshilli i Prindërve në pajtim me interesat e nxënësve do ta ngrisë këtë kërkesë te Ministria e Arsimit, do ta arsyetoj dhe avokoj për këtë. Mirëpo ne duhet që të gjitha palët e interesit në këtë rast të ulemi e të kërkohet edhe mendimi i ekspertëve, edhe ana ligjore dhe pse jo, diçka që është e mirë duhet të bëhet edhe duhet të arrihet një lloj konsensusi që të mos ketë probleme të mëvonshme. Janë edhe mendimet ekspertëve, vlerësohen edhe kushtet nëse janë kushtet për me u mbajtë apo jo.

Rashiti tha se drejtoritë e Arsimit komunale janë duke i bërë përgatitjet për mbajtje të testit dhe meqë në terren punët po shkojnë drejt përgatitjeve për mbajtjen e testit të maturës dhe atij të arritshmërisë, nëse situata është ende e paqartë, atëherë do të duhej të mbahej edhe një takim për të ardhur në një përfundim të saktë, pasi edhe koha është e shkurtër për të pasur ende dyshime.

“Tash është kohë shumë e shkurtë, nëse tashmë janë bërë përgatitjet për të mbajtë testin e maturës, dhe në anën tjetër kemi hamendje për ta mbajtë, në anën tjetër është koha shumë e shkurt e mbajtjes së testit, kemi kontradikta. Ministrja do të duhej që të konsultohej edhe me ekspertët, por që do të duhej të bëhej edhe një takim në lidhje me këtë me neve si Këshill i Prindërve, pse jo edhe me SBASHK-un edhe me drejtoritë komunale që të dalim të gjithë së bashku me një konkluzion nëse do të mbahet ose shtyhet, që ta kemi një përfundim të qartë që t’ua ofrojmë opinionit”, tha Reshiti.

Kurse, një numër i maturantëve të cilët kanë marrë iniciativë për të nisur një peticion në lidhje me vullnetin e maturantëve për të mbajtur testin e maturës.

“Duke parë pakënaësitë e rrethit shoqërorë e kemi organizuar një peticion me të cilin synojmë të zbulojme vullnetin e maturantve mbi mbajtjen ose jo mbajtjen e testit të maturës. Marrë parasysh kriteret që vendosen për pranimin në fakultet përkatësisht provimit pranues, ky test është asgjë me shumë se një stres i dyfishtë sepse në anën tjetër kemi përballjen me një pandemi, sa i përket pasojave të pandemisë si çdo luftë, fatkeqësi natyrore, probleme dhe vështirësi emocionale, psikologjike, sociale do të vërehen në fazën e mëvonshme e cila do të manifestohet në forma të ndryshme tek të rinjtë”, thuhet në kërkesën për nënshkrimin e këtij peticioni.

Përfaqësuesja e nxënësve iniciator të peticionit, Arlindë Kuqi ka thënë për Telegrafin, se para se të ndërmarrin çfarëdo kërkese tjetër, kanë vendosur të bëjnë këtë peticion me të vetmin qëllim që të bëjnë të ditur vullnetin e maturantëve.

“Ideja më e mirë është me marrë mendimin e nxanësve se çka mendojnë në lidhje me këtë test. Ka nxënës që mendojnë që duhet me u mbajtë, por ka të tjerë që janë kundër, kështu që e menduam me ba njëherë vullnetin e nxënësve, me pa deri në sa persona po kyçen edhe po e plotësojnë këtë peticion edhe a mundemi me bo diçka. E kemi pa që për vite me radhë ky test ka qenë diçka që e ka ul kreativitetin e nxanësve”, tha Kuqi.

Ministrja në detyrë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë e Inovacionit, Hykmete Bajrami ka paralajmëruar që testi i maturës do të mbahet në muajin qershor. Bajrami më tutje ka theksuar se nëse testi mbahet, do të respektohen masat e duhura.

“Ne ende nuk kemi marr vendim dhe si Ministri e Arsimit nëse testi i maturës do të mbahet ose jo. Ju keni parë tani që rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik dhe të ministrisë së Shëndetësisë që gjendja dhe masat do të shkojnë duke u liruar dhe ka shumë gjasa që testi të mbahet në muajin qershor koonform vlerësimit të situatës me COVID-19”.

Megjithatë nëse ka përkeqësim të gjendjes, MASHTI po përgatit edhe një skenar tjetër.

“…në qoftë se kemi përmirësim të gjendjes padyshim që testi do të mbahet, por mund të ndodh që të kemi një përkeqësim andaj ne po përgatitemi për skenar tjetër”,  ka deklaruar minsitrja Bajrami.

Ajo ka thënë se janë duke shikuar mundësit edhe për mënyrën logjistike të organizimit të maturës.

“Tani ne kemi komisionin tjetër shtetëror të maturës në kuadër të MAShTI, i cili do takohet dhe do të diskutojë për të dy skenarë dhe do të shohim se kur mund ta vendosim një datë tentative. Gjithashtu të përgatitemi për mënyrën dhe logjistikën e organizimit të komplet testit të maturës. Derisa nuk ka një vendim për anulim nxënësit duhet ta marrin që testi mbahet”, tha ajo.

Ministrja më tej ka sqaruar se vendimi do të vlejë edhe për testin e arritshmërisë.

MASHTI që nga data 23 mars ka filluar të mbahet mësimi online me qëllim të parandalimit të coronavirusit. 

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Peticion kundër testit të maturës, prindërit propozojnë modelin e Shqipërisë

Peticion kundër testit të maturës, prindërit propozojnë modelin e Shqipërisë

Ambasadori Orlando: T’i hapim rrugën e integrimit në BE të Ballkanit Perëndimor

Ambasadori Orlando: T’i hapim rrugën e integrimit në BE të Ballkanit Perëndimor

Apostolova: Bashkimi Evropian po synon t’i ndajë mbi 160 milionë euro për Kosovën

Apostolova: Bashkimi Evropian po synon t’i ndajë mbi 160 milionë euro për Kosovën

Osmani: Vrasjes së Ilir Konushevcit dhe Hazir Malajt thërret ndërgjegjen tonë për ta zbardhur rastin enigmatik

Osmani: Vrasjes së Ilir Konushevcit dhe Hazir Malajt thërret ndërgjegjen tonë për ta zbardhur rastin enigmatik

Mustafa në Ditën e Evropës: Kosovarët, të vetmit të diskriminuar

Mustafa në Ditën e Evropës: Kosovarët, të vetmit të diskriminuar

Ministria e Shëndetësisë: Po shqyrtojmë lehtësimin e masave para 18 majit

Ministria e Shëndetësisë: Po shqyrtojmë lehtësimin e masave para 18 majit

Konflikti i armatosur në “Lagjen e Trimave”

Konflikti i armatosur në “Lagjen e Trimave”

E mundurë testi i maturës të mbahet në qershor

E mundurë testi i maturës të mbahet në qershor

Mbi katër milionë, numri i të infektuarve me coronavirus

Mbi katër milionë, numri i të infektuarve me coronavirus

Ministra e Shëndetësisë po e analizon lehtësimin e masave ndaj pandemisë

Ministra e Shëndetësisë po e analizon lehtësimin e masave ndaj pandemisë

Si do të ndahen nga 300 euro shtesë për punëtorët shëndetësorë?

Si do të ndahen nga 300 euro shtesë për punëtorët shëndetësorë?

Në Lipjan nuk ka më të infektuar me  koronavirus

Në Lipjan nuk ka më të infektuar me koronavirus

Përplasen keq këshilltarët e Osmanit dhe Thaçit

Përplasen keq këshilltarët e Osmanit dhe Thaçit

Palët dërgojnë komente në Kushtetuese

Palët dërgojnë komente në Kushtetuese

Pandemitë që ndryshuan historinë e njerëzimit

Pandemitë që ndryshuan historinë e njerëzimit

Turqia përparon drejt vaksinës kundër COVID-19

Turqia përparon drejt vaksinës kundër COVID-19