Peter Beyer fiton votat për raportues të Kosovës, mposht kandidatin rus

E publikuar: 14/11/2019 14:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Bundestagut gjerman, Peter Beyer është zgjedhur raportues i Kosovës në Këshillin e Evropës.

Gjatë votimit të sotëm në Komitetin për Politikë të Jashtme dhe Demokraci të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës ai fitoi me 33 vota kundrejt Kondratyev që morri 6 sish,transmeton Telegrafit.
Për zgjidhjen e Peter Beyer-it ka pasur reagime të shumta.

Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS), kanë shkruar se vlerësojnë këtë hap që do të shërbejë për të forcuar të drejtat e njeriut.