Peshku i hekurit që shpëton shumë jetë njerëzish, ja pse (Foto/Video)

E publikuar: 27/04/2016 18:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Peshku i hekurit i shpikur nga kanadezi Christopher Charles, së shpejti mundë të bëjë që mungesa e hekurit t’i përket së kaluarës.

2 miliardë njerëz janë anemikë, duke e bërë atë problemin më të zakonshëm ushqyes në botë dhe, barërat për të ose nuk janë në dispozicion, ose janë shumë të shtrenjta për t’u blerë nga shumë persona.
Peshku i Charles ofron 75% të marrjes ditore të rekomanduar të hekurit për një të rritur.

“ Vloje atë më ujë ose supë së bashku me peshkun e hekurt për të paktën 10 minuta, dhe më pas mund të nxjerrësh atë jashtë. Pastaj shto pak lëngë limoni i cili është shumë i rëndësishëm për absorbim të hekurit”, shpjegon mjeku.

Ushqimi i përgatitur në këtë mënyrë nuk do të ketë shije ndryshe, dhe peshku në mënyrën e tij zgjat për shumë vite.
Më shumë se 2500 persona janë duke e përdorur peshkun e hekurt në Cambodia, dhe provat tregojnë se gjysma e atyre që morën pjesë në studimn nuk janë më anemik, pas 12 mujash përdorimi.
Dizajni i peshkut mund të bëhet kulturalisht i përshtatshëm edhe për vendet tjera.lajmi.