Peshkatari zuri kallamarin gjigant, të gjatë sa një njeri i rritur (Video)

E publikuar: 09/04/2018 21:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Banorët në Tawi-Tawi të Filipineve, nuk mund t’i besonin syve, kur peshkatari e nxori një kallamari të gjatë më se dy metra.

Krijesën gjigante, të gjerë rreth gjysmë metri, e vendosën në breg të detit, ndërsa pranë iu shtri një i rritur për ta bërë krahasimin, transmeton Telegrafi.

“Po që se e krahasojmë me kallamarit e zakonshëm, që kanë madhësinë e shuplakës së dorës, ky ka madhësi enorme”, ka thënë njëri prej banorëve.

Kjo nuk është hera e parë, që po kapet një kallamari kaq i madh, por ky është shumë i ri në moshë dhe i rritur me shpejtësi. Mishin e tij të freskët, ia kanë shpërndarë menjëherë të pranishmëve. /Telegrafi/