Peshkatarët u ndjenë si në ndonjë skenë filmi, kur barkën e tyre e ndoqën tri balena (Video)

E publikuar: 01/10/2018 10:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Peshkimi i qetë gjatë muzgut në bregdetin e San Diegos së Kalifornisë, është kthyer në makth për disa peshkatarë, kur barka e tyre po ndiqej nga tri balena vrasëse.

Ata përshpejtuan lundrimin dhe arritën t’i shmangin grabitqarët, që nisën papritmas ndjekjen dy nga anash dhe tjetra për në pjesën e pasme, transmeton Telegrafi.

“Sulmonin duke punuar në grup, ishte sikur një skenë filmi, që na frikësoi dhe na rriti adrenalinën në të njëjtën kohë”, ka thënë njëri prej peshkatarëve.

Madje, ai shfaqet duke qeshur në videon e realizuar para tri vitesh, por që tani nisi të shpërndahej në internet. /Telegrafi/