Peshkaqenin gjigant, që e zuri me vështirësi, e lëshoi sërish të lirë në det (Video)

E publikuar: 17/06/2018 13:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Matthew Burrett e ka zënë në brigjet e Miltford Haven të Wales, një peshkaqen gjigant që peshonte mbi 150 kilogramë, për ta lëshuar sërish në det.

Peshkatari e ka pasur shumë të vështirë ta kap gjallesën e shkathtë, me gjatësi prej afro 2.5 metrash, transmeton Telegrafi.

Me ta vënë në barkë dhe shkrepur një fotografi për ta pasur si trofe, e ka lëshuar sërish në ujë.

“Më kanë thënë se është më i madhi që është zënë ndonjëherë në ujërat e Welsit, më duhet ta konfirmoj”, ka thënë Burrett, që merret me peshkim për afro 15 vjet.

Burrett me peshkaqenin e zënë

Këta peshkaqen të njohur në atë regjion si porbeagle, janë shumë të rrezikshëm dhe sulmojnë njerëzit edhe nëse nuk ndihen në rrezik. Deri më tani, prej tyre janë sulmuar disa zhytës, që punojnë në platformat e naftës. /Telegrafi/