Një peshkaqen u përpoq të kafshonte krahun e një peshkatari kur ai u përpoq të shkëpuste atë nga grepi i tij.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet tregojnë Tyler Manning, 35 vjeç, duke mbajtur grepin në të cilin ishte ngjitur bisha vdekjeprurëse.
Ai ngadalë e tërheq bishën në sipërfaqe ku karremi ishte i “kapur” për gojën e tij.
Dhe derisa peshkatari tentoi të këpuste “litarin”, peshkaqeni “fluturon” duke tentuar ta mbërthente krahun e tij.
Për fat të mirë, Tyler arrin të reagojë shpejtë dhe peshkaqeni largohet pa shkaktuar ndonjë lëndim. /Telegrafi/