Peshkaqeni kafshoi motorin e barkës, refuzoi të largohej për një kohë të gjatë (Video)

E publikuar: 28/09/2018 03:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

James Munroe po peshkonte në brigjet e Bahameve, kur një peshkaqen i gjatë 1.2 metra ia kafshoi motorin e barkës.

Megjithëse peshkatari e vuri në funksion, gjallesa që ia kishte ngulitur dhëmbët refuzonte ta lëshonte, për një kohë mjaft të gjatë, transmeton Telegrafi.

“Kishte rënë në rrjetin e peshqve dhe e afrova vet te barka, por nuk e dija se do të sulmonte në këtë formë”, ka thënë Mundroe.

Por, duket se nuk ishte ndonjë sulm, pasi në këtë formë ka dashur të luante me barkën, vetëm se ishte shumë këmbëngulës dhe mund të shkaktonte ndonjë dëmtim. /Telegrafi/