Peshkaqeni ia kafshoi maskën, zhytësi shpëtoi me një lëndim të lehtë (Video)

E publikuar: 08/12/2018 07:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Peter Schneider po zhytej në brigjet e ishullit Rangiroa të Oqeanit Paqësor, kur grupin e tij e rrethuan gjashtë peshkaqenë.

Njëri prej tyre e kafshoi në maskë, por për fat të mirë ai shpëtoi vetëm me një lëndim të lehtë në fytyrë, transmeton Telegrafi.

“Më dukej sikur më përpiu, humba kontrollin për një moment dhe e gjeta veten të shtrirë në korale”, ka thënë Schneider.

Sulmi i peshkaqenit i shkaktoi probleme, pasi në mungesë të maskës nuk mund të përdorte pajisjet për frymëmarrje, derisa doli prej uji. /Telegrafi/