Peshkaqeni gjigant shfaqet shumë pranë notuesve (Video)

E publikuar: 22/04/2018 21:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rachel Hosken ndodhej në një bregdet në Cornwall të Anglisë, kur papritmas u shfaq një peshkaqen.

Gjallesa gjigante, e gjatë afro shtatë metra, bëri disa xhiro pranë notuesve që ndodheshin aty, para se të largohej pa i sulmuar, transmeton Telegrafi.

“Mbeta pa frymë dhe nuk dija si të reagoja, ndërsa ata po zhyteshin në ujë pa e ditur se çfarë kanë pranë” ka thënë Hosken.

Videoja e postuar më poshtë, tregon siluetën e peshkaqenit, për të cilin thuhet se nuk është i rrezikshëm për njerëzit sepse ushqehet me planktone. /Telegrafi/