Peshkaqeni dhe krokodili ndajnë së bashku ushqimin (Video)

E publikuar: 03/12/2017 10:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Jeremy Tucker ka qenë në bregdetin e Kiberley të Australisë, kur ka hasur në skenën e pazakontë, të dy grabitçarëve duke ngrënë trupin e balenës së ngordhur.

Asnjëherë më herët nuk ishin parë një peshkaqen dhe krokodil, që ushqehen së bashku duke ndarë ushqimin, transmeton Telegrafi.

“Janë të dy gjallesa të egra dhe aspak miqësore mes vete, ishte e çuditshme të shihen së bashku. Mbase për shkak se kishin ushqim të bollshëm”, ka thënë Tucker lidhur me rastin.

Më poshtë mund të shihni pamjet që janë realizuar nga droni, mbi balenën e gjatë 12 metra, që për një kohë është duke qëndruar mbi sipërfaqe. /Telegrafi/