Pesëshet startuese: Kosova për triumf ndaj Maqedonisë

E publikuar: 14/09/2018 08:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Me fillim nga 20:30 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë do të zhvillohet ndeshja në mes Kosovës dhe Maqedonisë në kuadër të raundit të dytë të parakualifikimeve për FIBA Eurobasket 2021.

Pesëshja startuese e Kosovës: Erjon Kastrati, Dardan Berisha, Mirza Ahmetbashiq, Alban Veseli, Lis Shoshi.

Pesëshja startuese e Maqedonisë: Trajkovski, Hendrix, Sokolov, V.Stojanovski, D.Stojanovski.

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) i ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura në aspektin organizativ, derisa Përfaqësuesja jonë është më se e motivuar për ndeshjen e sotme.

Kapiteni i Kosovës, Dardan Berisha beson se me përkrahjen e tifozëve Përfaqësuesja jonë do t’ia dalë të dëshmojë lojë të mirë dhe kështu të nxjerrin rezultat pozitiv.

Ai ka bërë thirrje te të gjithë adhuruesit e sportit që të vijnë në numër sa më të madh në ndeshjen e sotme, sepse sipas tij Kosova e meriton një gjë të tillë.

“Jemi shumë të motivuar, Maqedoninë e kemi mposhtur vitin e kaluar, andaj mund ta mposhtim prapë para shikuesve tanë”, ka thënë mes tjerash Berisha. /Telegrafi/