Pesëshet e para: Sigal Prishtina dhe Bashkimi zhvillojnë ndeshjen e parë finale

E publikuar: 12/05/2018 19:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sigal Prishtina dhe Bashkimi zhvillojnë ndeshjen e parë të serisë finale të ‘play-offit’ në kuadër të IP Superligës së Kosovës në basketboll.

Bardhekaltrit janë nikoqirë të ndeshjes që zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve dhe e kanë epërsinë e terrenit vendas.

Trajnerët Andin Rashica dhe Dragan Radovic i kanë gati taktikat e tyre dhe pesëshet startuese për këtë përballje të rëndësishme.

Pesëshja startuese e Sigal Prishtinës: E. Azemi, F. Rugova, G. Rugova, V. Bunjaku, A. Veseli.

Pesëshja startuese e Bashkimit: A. Morina, A. Moss, M Tmusic, U. Zenelaj, V. Zollo.

Kampion i sezonit 2017/2018 në IP Superligën e Kosovës në basketboll do të shpallet skuadra e cila i fiton tri ndeshje.

Theksojmë se Sigal Prishtina është kampion në fuqi i Superligës së Kosovës në basketboll dhe njëherësh kryeqytetasit këtë sezon e kanë fituar edhe Kupën e Kosovës, pas triumfit në finale pikërisht ndaj Bashkimit. /Telegrafi/