Pesë vjet punë, miliona euro të shpenzuara dhe punëtorë të vdekur – fakte interesante rreth Autostradës “Arbën Xhaferi”

30.05.2019 11:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Pesë vjet punë, miliona euro të shpenzuara dhe punëtorë të vdekur – fakte interesante rreth Autostradës “Arbën Xhaferi”

Punimet për ndërtimin e Autostradës “Arbën Xhaferi” e cila është lëshuar për qarkullim të mërkurën (29 maj 2019) kishin filluar në vitin 2014, por mungesa e mjeteve financiare kishte bërë që punimet për ndërtimin e saj të vonoheshin për rreth gjashtë muaj.

Autostrada që e lidh Prishtinën me Shkupin, e cila më vonë është emëruar me emrin e njërit prej figurave të shquara shqiptare “Arbën Xhaferi” kishte filluar si ide në vitin 2007 dhe nënshkrimi i kontratës me konsorciumin amerikano-turk “Bechtel-Enka” ishte bërë tek më 1 korrik të vitit 2014, në kohën kur ministër i Infrastrukturës ishte Fehmi Mujota.

Pastaj ishte vazhduar edhe në kohën e Lutfi Zharkut dhe shumica e punimeve ishin përfunduar në kohën e ministrit aktual të Infrastrukturës, Pal Lekaj, shkruan Telegrafi.

Kjo autostradë e cila është projekti më i rëndësishëm pas Rrugës së Kombit, që e lidh Republikën e Kosovës dhe të Shqipërisë, është zhvilluar si ide, por edhe si projekt në tri qeveri të Kosovës, Qeveria Thaçi 2, Qeveria Mustafa dhe Qeveria Haradinaj.

Autostrada “Arbën Xhaferi” me gjatësi prej 65.5 kilometra në fillim ishte thënë se buxhetit të vendit dhe taksapaguesve kosovarë do t’i kushtonte rreth 600 milionë euro, por në fund kostoja e saj ka shkuar në 706 milionë euro, pra mbi 106 milionë euro më shumë sesa planifikimet.

Pra një kilometër autostradë sipas një përllogaritje të thjeshtë në këtë rrugë e cila e lidh Kosovën me Maqedoninë Veriore dhe korridorin 10, ka kushtuar 10.77 milionë euro.

Ceremonia e nënshkrimit të kontratës për Autostradën Prishtinë-Hani i Elezit (1 korrik 2014)

Më 1 korrik të vitit 2014, Ministria e Infrastrukturës e cila drejtohej nga Fehmi Mujota kishte njoftuar nëpërmjet një komunikate se kostoja fikse e Autostradës Prishtinë-Hani i Elezit do të kushtonte afër 600 milionë euro.

“Ministria e Infrastrukturës bën të ditur sot (1 korrik 2014) se Projekti i Autostradës Prishtinë-Hani i Elezit do të realizohet bazuar në standardet ndërkombëtare dhe ka një çmim fiks prej 599,944,263.54 euro”, ishte thënë në komunikatën për media, shkruan Telegrafi.

Karakteristikë tjetër e Autostradës “Arbën Xhaferi” është se ajo ka urën më të gjatë në rajon me një gjatësi prej 5.7 kilometra pa ndërprerje, kurse lartësia e urës gjarpërore është 83 metra.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Aida Gashi me avokat do të ankohet për dënimin e “qeshjes me zë të lartë”, s’përjashtohet padia

Aida Gashi me avokat do të ankohet për dënimin e “qeshjes me zë të lartë”, s’përjashtohet padia

Në 9 vjetorin e vendimit të GJND-së, opozita akuzon presidentin për pazare me territor

Në 9 vjetorin e vendimit të GJND-së, opozita akuzon presidentin për pazare me territor

Kryeministri Haradinaj dorëzon në Kuvend letrën e dorëheqjes

Kryeministri Haradinaj dorëzon në Kuvend letrën e dorëheqjes

Zgjedhjet e jashtëzakonshme do të mbahen më 8 shtator?

Zgjedhjet e jashtëzakonshme do të mbahen më 8 shtator?

Spanja nuk e ndryshon qëndrimin mbi mosnjohjen e Kosovës

Spanja nuk e ndryshon qëndrimin mbi mosnjohjen e Kosovës

Hoxhaj: Vendimi i GjND-së konfirmoi të drejtën e shtetësisë së Kosovës

Hoxhaj: Vendimi i GjND-së konfirmoi të drejtën e shtetësisë së Kosovës

Thaçi: Vendimi i GJND-së, fitorja më e madhe ndërkombëtare e Kosovës

Thaçi: Vendimi i GJND-së, fitorja më e madhe ndërkombëtare e Kosovës

Haradinaj sot dorëzon dorëheqjen tek presidenti Thaçi

Haradinaj sot dorëzon dorëheqjen tek presidenti Thaçi

Milaim Zeka: 95% e atyre që po ju dhimbset Haradinaj, 24 orë janë lutur për të keqen e tij

Milaim Zeka: 95% e atyre që po ju dhimbset Haradinaj, 24 orë janë lutur për të keqen e tij

‘Dialogu Kosovë-Serbi duhet të vazhdojë me njohje reciproke’

‘Dialogu Kosovë-Serbi duhet të vazhdojë me njohje reciproke’

E turpshme, motoçiklistët në Ferizaj nuk iu bindën policit duke injoruar atë!

E turpshme, motoçiklistët në Ferizaj nuk iu bindën policit duke injoruar atë!

Kapet rastësisht në Gjermani vrasësi kosovar i dënuar me burgim të përjetshëm në Kosovë

Kapet rastësisht në Gjermani vrasësi kosovar i dënuar me burgim të përjetshëm në Kosovë

AAK: Anamorava përjetojë rikthimin e madh në vëmendjen e pushtetit qëndror

AAK: Anamorava përjetojë rikthimin e madh në vëmendjen e pushtetit qëndror

Mushkolaj: Ambasadorët janë në kërkim të një kryeministri të ri që të mos bllokohet dialogu

Mushkolaj: Ambasadorët janë në kërkim të një kryeministri të ri që të mos bllokohet dialogu

Thellohet kriza në Telekom – punëtorët paralajmërojnë ndërprerje të shërbimeve

Thellohet kriza në Telekom – punëtorët paralajmërojnë ndërprerje të shërbimeve

Tri ditë pas dorëheqjes së Kryeministrit asnjë reagim i ambasadorëve

Tri ditë pas dorëheqjes së Kryeministrit asnjë reagim i ambasadorëve