Pesë vitet e Casemiros

E publikuar: 21/04/2018 01:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nuk ishte një rrugë e lehtë për Casemiron për tu kthyer në një lojtar kyç për Real Madridin, por janë bërë pesë vjet kur ai ka debutuar me ekipin e parë. 

Më 20 prill 2013, ai u zgjodh nga Jose Mourinho për t’u përballur me Real Betis.

Trajneri portugez ishte i impresionuar me atë që kishte parë nga Casemiro që në atë kohë luante me ekipin e të rinjve.

Që nga ajo kohë Casemiro ka fituar tre Liga të Kampionëve, një La Liga, dy Superkupa Evropiane, dy Kupa të Botës për klube, një Superkupë të Spanjës dhe ka zhvilluar 143 ndeshje.

Megjithatë, nën drejtimin e Carlo Ancelottit në sezonin 2013/14, edhe pse luajti duke e fituar edhe Ligën e Kampionëve, një vit më pas u huazua te Porto.

Casemiro e ka ftuar te Reali

Ai u bë një lojtar i rëndësishëm pasi Beniteze riktheu, por me ardhjen e Zidanes në krye ai u kthye në shtyllë të ekipit në mesfushë.

Sot Casemiro është njëri prej lojtarëve më të mirë në Evropë në pozitën e tij. /Telegrafi/