Pesë skuadrat me më së shumti humbje në pesë vitet e fundit në NBA – Gjiganti LA Lakers kanë pësuar më së shumti

E publikuar: 21/02/2019 19:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Los Angles Lakers është njëra nga skuadrat me historinë më të madhe në NBA.

Por në vitet e fundit skuadra nga Kalifornia nuk ka shkëlqyer duke qenë ndër ekipet më të dobëta.

16 herë kampionët e NBA janë skuadra me më së shumti humbje në pesë vitet e fundit.

Këtë edicion Lakers kanë marrë në radhët e veta njërin nga basketbollistët më të mirë të të gjitha kohërave LeBron James dhe skuadra nga Kalifornia synon rikthimin në Play Off.

Kyle Kuzma dhe LeBron James. (Foto:Sarah Stier/Getty Images/Guliver)

‘Fadeawayworld’, ka publikuar pesë ekipet me më së shumti humbje në NBA në pesë vitet e fundit.

Vendi i parë i takon Lakers me 313 humbje në total nga edicioni 2013/14.

Në pozitën e dytë ndodhet një tjetër skuadër që e ka shijuar titullin e kampionit më parë, New York Knicks.

Knicks kanë pësuar tri humbje më pak se Lakers nga edicioni 2013/14 dhe synojnë që nga edicioni i ardhshëm të ndërtojnë një ekip konkurruese.

Orlando Magic ndodhet në pozitën e tretë me 305 humbje në total, ndërsa një më pak ka pësuar Philadelphia 76ers.

76ers në dy edicionet e fundit janë duke qëndruar mirë në Konferencën e Lindjes, ku këtë vit janë ndër ekipet favorite për ta fituar titullin e kampionit.

Ndërkohë ekipi i pestë me më së shumti humbje është Phoenix Suns, që në pesë vitet e fundit ka pësuar 302 humbje. /Telegrafi/

1. Los Angeles Lakers – 313 humbje

Los Angeles Lakers. (Foto: Thearon W. Henderson/Getty Images/Guliver)

2. New York Knicks – 310 humbje

New York Knicks. (Foto: Sarah Stier/Getty Images/Guliver)

3. Orlando Magic – 305 humbje

Orlando Magic. (Foto: Harry Aaron/Getty Images/Guliver)

4. Philadelphia 76ers – 304 humbje

Philadelphia 76ers. (Foto : Rob Carr/Getty Images/Guliver)

5. Phoenix Suns – 302 humbje

Phoenix Suns. (Foto: Christian Petersen/Getty Images/Guliver)