Pesë shtyllat e Bayern Munich me të cilat duhet të përballet Real Madridi

E publikuar: 24/04/2018 19:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Real Madrid nuk është se nuk e njeh Bayern Munichun, pasi një vit më parë ishin takuar në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve. 

Në vitet e fundit kanë pasur shumë përballje mes vete. Më poshtë Marca ka zbuluar pesë arsyet se ku është i jashtëzakonshëm, Bayern Munich.

Robert Lewandowski

Sulmuesi polak ka shënuar pesë herë në Ligën e Kmapioënve, ndërsa në të gjitha garat ka shënuar 39 gola.

Ai ka pasur një lëndim, por tani është i gatshëm.

James Rodriguez

Real Madrid e një James Rodriguezin, lojtar që është huazuar tek ky klub në një marrëveshje prej dy viteve.

Ai ka impresionuar në huazim dhe me shuam gjasa nuk do të kthehet më në Santiago Bernabeu.

Photo: Felix Hörhager/dpa

Allianz Arena

Bayern është duke zhvilluar sezon të madh në stadiumin e tyre, Allianz Arena.

Në Bundesliga kanë fituar 13 ndeshje dhe kanë barazuar në dy. Në Ligën e Kampionëve janë rrëzuar klube si Anderlecht, Celtic, Paris Saint-Germain dhe Besiktas.

Mbrojtja

Bayern Munich ka një mbrojtje shumë të mirë.  Jerome Boateng dhe Mats Hummels, po luajnë shkëlqyeshëm këtë sezon.

Jupp Heynckes

Trajneri e ka ndryshuar rrënjësisht ekipin. Ai u kthye pasi ishte aguar në fund të sezonit 2012/13, për ta zëvendësuar  Carlos Ancelotti.

Ai e njeh Real Madridi, pasi edhe aty e ka fituar një Ligë të Kmapionëve, sikurse që ka bërë edhe me Bayernin. /Telegrafi/