Pesë shqiptarë në garë për “Mister Zvicra Frankofone 2017”

E publikuar: 25/12/2016 21:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Djemtë shqiptarë kanë “pushtuar” spektaklin e bukurisë “Miss & Mister Zvicra Frankofone”. Në mesin e 28 kandidatëve për garën e “Mister Zvicra”, pesë janë shqiptarë.

Alburim Nuredini (19), Bear Sulejmani (21), Diamant Bega (22), Getuard Morina (22) dhe Shyqri Qaperllaku (19) vjeçar, janë duke garuar për çmimin “Mister Zvicra Frankofone 2017”, raporton “albinfo.ch”.

Seleksioni i finalistëve do të mbahet nga data 20 deri me 28 janar në qytete të ndryshme të Zvicrës, në pjesën frankofone. Ndërkohë ende nuk është bërë e ditur data e finales së këtij spektakli.

Sa i përket kandidatëve për femra, në listë të konkurrimit për këtë vit nuk është asnjë vajzë shqiptare.

Të kujtojmë se në spektaklin e fundit, titullin “Mister Zvicra Frankofone” e pat fituar djaloshi shqiptar, Betim Morina i cili përfaqësoi Zvicrën në “Mister Bota 2016”./Telegrafi/