Pesë ndryshimet që duhet t’i bëni në ushqim për të humbur peshë

E publikuar: 18/12/2017 16:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Humbja e peshës është proces i vështirë, e veçanërisht nëse nuk dini nga t’ia filloni.

Çfarë ushqimesh duhet të hani dhe kur duhet t’i hani ato? – transmeton Telegrafi.

Këtyre pyetjeve iu është përgjigjur Carolyn Brown, nutricioniste e njohur.

Hani më shumë

Shtimi i sasisë së ushqimit që e hani është i domosdoshëm. Por, jo shtimi i ushqimeve të pashëndetshme. Përpiquni të hani më shumë perime, më shumë peshk dhe të konsumoni më shumë ujë.

Kur hani është po aq e rëndësishme sa çfarë hani

Hani shujtat brenda një periudhe të caktuar kohore. Qëllimi është që të hani çdo shujtë brenda 12 orëve në mënyrë që të keni kohë ta tretni ushqimin.

Dreka le të jetë shujta më e madhe që e konsumoni

Bëjeni drekën shujtë kryesore. Shumicën e kohës darka është shujta kryesore e ditës, por ndryshojeni këtë. Një drekë ideale duhet të përmbajë perime me sasi të mëdha të fibrave, proteinë për të qëndruar të ngopur tërë ditën, dhe yndyra për ta ndihmuar trupin t’i absorbojë vlerat ushqimore.

Ndaloni së ngrëni dy orë para se të flini

Hani darkë herët në mënyrë që të keni kohë ta tretni ushqimin.

Gatuani në shtëpi

Në vend se të hani gjithmonë ushqime jashtë shtëpisë, më mirë është ta gatuani vet ushqimin që e hani. /Telegrafi/