Pesë gola dhe spektakël në Anfield, Liverpool fiton në kohën shtesë

E publikuar: 19/09/2018 03:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Liverpooli dhe PSG kanë zhvilluar spektakël në Anfield, por në fund fituan anglezët me rezultat 3-2. 

Ndeshja nisi me ritëm të lartë dhe raste nga të dyja anët.

Befasia në formacionin e Liverpoolit, Daniel Sturridge, arriti ta kalojë skuadrën në epërsi në minutën e 30-të.

Aksion i bukur nga e majta ku Robertson harkoi në zonë dhe me kokë më së miri u gjend Sturridge që me kokë shënoi për 1-0.

Nuk vonoi shumë dhe Liverpooli fitoi një penallti. Winjaldum u pengua në zonë nga Bernat.

Nga pika e bardhë doli të jetë i saktë Milner që e dërgoi rezultatin në 2-0.

Por PSG u kthye në lojë me golin e realizuar nga Meunier.

Belgu u gjet bukur në zonë ku me një goditje të saktë shënoi në minutën e 40-të për 2-1.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat.

Pjesa e dytë nisi shumë qetë me të dy skuadrat që nuk sulmon edhe aq.

Sturridge dhe Salah kishin raste të mirë për Liverpoolin, por që nuk arritën të shënoni.

Por PSG u ngjall në fund kur Kylian Mbappe shënoi në minutën e 83-të për 2-2.

Kur të gjithë pritën që ndeshja të mbyllet baras në skenë doli Firmino që shënoi për 3-2.

Liverpooli ka tri pikë, ndërsa PSG mbetet me një pikë.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi Napoli luajti baras me Cervena Zvezdan 0-0. /Telegrafi/