Pesë gjëra të mistershme që fshihen prapa sulmit në Berlin

E publikuar: 20/12/2016 10:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Berlin, vetëm pak hapa larg Kishës së qytetit, në një nga tregjet kryesore të Krishtlindjeve, një kamion u lëshua mbi turmën duke shkaktuar 12 të vdekur e 48 të plagosur, ndërsa sulmi ishte fotokopje me atë të Nisës në Francë. Ajo që tani për tani dimë është ende e fshehur nga misteri i kësaj historie të tmerrshme, shkruan TGCom.
Ku ndodhi tragjedia? Në orën 20.15 të ditës së hënë, 19 dhjetor, një kamion, Scania R450 me targë polake, u përplas me një treg të mbushur me njerëz që shijonin ditët e festave në Berlin, në afërsi të Kishës Memoriale në rrethin Charlottenburg. Të paktën 12 persona u vranë, 48 të tjerë qëndrojnë akoma në spital, disa në gjendje kritike. Kamioni shkoi me shpejtësi të plotë drejt njerëzve pasi u nis nga stacioni “Zoologischer Garten”. Zona e prekur është një nga zonat më të famshme të qytetit.

Kush ishte në bordin e automjetit? Dy ishin personat në kamionin vrasës. Një u gjet i vdekur, bëhet fjalë për një shtetas polak. Tjetri, i cili me shumë mundësi ishte ai që drejtonte mjetin në momentin e sulmit, sipas agjencive inteligjente vendase ishte një pakistanez ose afgan, që hyri në Gjermani në muajin shkurt si refugjat. Sipas Tagesspiegel, personi i ndaluar ishte i njohur nga policia për krime të vogla.

A vinte kamioni nga Italia? Që prej fillimit u fol se kamioni po vinte nga Italia. Në faqen e Facebook të kompanisë që zotëron kamionin, shihen imazhet që përshkruan mjetet e saj në qytete si Milano. Mjeti i transportit ishte i ngarkuar me çelik nga Italia, ndoshta Bergamo, dhe ishte gati për të bërë dërgesën në Berlin.

Kamioni u rrëmbye? Hipotezat më të shumta që ngrihen thonë se automjeti u rrëmbye. Këtë hipotezë e ngriti Ariel Zuravski, pronari i kompanisë logjistike me selitë kryesore në Gdansk të Polonisë. Zuravski i intervistuar në një televizion polak tha se automjeti drejtohej nga një kushëri i tij.

Kush ishte polaku i vdekur? Polaku i gjetur i vdekur në kamionin që sulmoi në Berlin mund të ketë qenë shoferi zyrtar i dërgesës me çelik. Kushëririt të tij i kishte thënë se do të kalonte natën në Berlin. Ariel Zuravski e përjashton idenë se kushëriri i tij mund të ketë lidhje terroriste pasi është marrë me shpërndarje mallrash me kamion për 15 vite. Madje në orën 16.00 kishte telefonuar edhe gruan e tij. Pastaj manovrat e çuditshme të mjetit të para me GPS, tregonin që kamionit po i jepte një i papërvojë.