Pesë ‘bossët” që s’po e prishin tymin e cigares

E publikuar: 15/02/2016 17:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Restauranti “‘Princ Caffe”, që është pronë e vëllezërve Devolli, kafeteria “Sofrabezi”, lokali “Shpija e Vjeter”, kafeteria “Sammy’s Caffe Shop”, dhe pastiqeria “Fast Food Pastiqer”, janë gjobitur me para për shkelje të ligjit të duhanit.
Këto pesë lokale afariste janë cilësuar edhe si “bossët” e kryeqytetit për mos respektim të ligjit.
Për këtë veprim ato edhe nuk janë falur nga shteti.
Vendimin për t’i dënuar me para pronarët e këtyre lokaleve e ka marr Gjykata Themelore në Prishtinës.
Shuma totale që kanë paguar këto pesë lokale dhe disa persona që janë zënë duke pirë duhan është mbi 8 mijë euro.
Këto të dhëna për gazetën Fjala i kanë dhënë zyrtarë të Gjykatës Themelore të Prishtinës.
Dëvollët u dënuan me 1.500 euro
Vetëm në Prishtinë janë rreth pesë lokale të mëdha afariste të cilat janë dënuar më gjobë nga Gjykata Themelorë në Prihtinë me shumën prej 1 mijë eurove e më shumë. Ndër to edhe lokali të cilin e menagjojnë vëllezërit e Devolli, ‘Princ Caffe”, në Prishtinë.
Ky lokal ka marrë gjobë prej hiç më pak se 1 mijë e 500 euro dhe me 250 euro të tjera është dënuar personi përgjegjës që e ka ndëzur cigaren.
Dënim me gjobë në vlerë prej 1 mijë e 500 Euro është dhënë nga Gjykata Themelore në Prishtinë për lokalin afarist “Sofrabezi”, në kryeqytet.
E 1 mijë euro të tjera dënim janë dhënë për “Fast Food Pastiqer”. Dhe 250 euro të tjera janë dhënë gjobë për personin i cili piu duhan në këtë lokal.
Hiq më mirë ndaj mosrespektimit të ligjit kundër duhanit nuk është as kafiteria në kryeqytet, “Shpija e Vjetër”. Ky lokal afarist ka marrë gjobë prej 800 Eurove me dhe një dënim tjetër për personin përgjegjës me gjobë prej 200 Euro.
500 Euro të tjera janë dhënë për kafiterinë “Sammy’s Caffe Shop”, në Prishtinë.
Edhe duhanpirësit pësuan dënime
Nga kjo rreth 2 mijë e 500 euro të tjera janë dhënë gjobë nga Gjykata Themelore në Prishtinë për duhanpirësit. Vlera totale dënimeve që janë dhënë është 8 mijë 500 euro gjobë.
Gjykata Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se nuk ka asnjë kërkesë që është ushtruar për shkak të pirjes së duhanit ndaj zyrtarëve në vendet e tyre të punës.
E gjatë vitit 2015 në të gjithë Kosovën janë shqiptuar më shumë se 400 gjoba nga inspektorati sanitar. Prej tyre rreth 71 dënime janë shqiptuar me vlerë prej 50 deri në 3,000 euro.
Sipas Qendrës për Zhvillim dhe Avokim në Kosovë (KADC), institucion ky që bën monitorimin e Ligjit për kontrollin e duhanit janë më shumë se 319 lëngë për duhanpirësit në të gjithë Gjykatat e Kosovës. Prej tyre për 126 lëndë tashmë është shqiptuar masa e vendimit dhe 193 të tjera janë në procedurë.
“Inspektorati në orët e mbrëmjes, me ekipe të kombinuara të inspektorëve dhe me mbështetjen e Policisë së Kosovë gjatë asaj periudhe kishte monitoruar zbatimin e ligjit kryesisht në kafeteri, bare e klube nate në komunën e Prishtinës, Prizrenit, Pejës, Ferizajt, Rahovecit, Mamushës dhe Suharekës”, kanë thënë për Gazetën Fjala zyrtarë të KADC
Sipas kësaj organizate komuna e cila prin nga shkeljet e ligjit pёr duhan është komuna e Ferizajt me 71për qind, e përcjellë nga komuna e Gjilanit me një përqindje prej 55 për qind.
Sanksionet e shqiptuara nga gjykatat e Kosovës janë të llojeve të ndryshme 4 qortime, 36 gjoba në vlerë prej 50 euro, 4 gjoba në vlerë prej 100 euro, 3 gjoba në vlerë prej 150 euro, 12 gjoba në vlerë prej 200 euro, 13 gjoba në vlerë prej 250 euro, 14 gjoba në vlerë prej 300 euro, 30 gjoba në vlerë prej 500 euro, 1 gjobë në vlerë prej 750 euro, 1 gjobë në vlerë prej 1,000 euro, 2 gjoba në vlerë prej 1500 euro, 2 gjoba në vlerë prej 3000 euro.
Ndërkaq problemet e identifikuara që ulin efikasitetin e zbatimit të Ligjit për kontrollin e duhanit janë, mos përcjellja e lëndëve të dorëzuara në gjykatë nga inspektorati, kërkesat për hapjen e procedurës për kundërvajtje me prova të mangëta apo të pamjaftueshme, si dhe vështirësitë në sigurimin e prezencës fizike të të pandehurit në seancën gjyqësore./Gazeta Fjala/.