Përvoja me Krimenë nuk u ka dhënë mësim, Ukraina mbështet Serbinë kundër Kosovës

E publikuar: 14/09/2019 13:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadori i Ukrainës në Serbi, Oleksandr Aleksandrovich, thotë se shteti i tij e ka mbështetur gjithmonë Beogradin, duke përmendur kështu edh faktin që Ukraina s’ka votuar kundër Serbisë sa i përket çështjes së Kosovës, por që ai thotë fatkeqësisht Serbia ka votuar kundër Ukrainës sa i përket Krimesë.

Aleksandrovich ka thënë se shteti i tij edhe në vitin 1999 ka qenë kundër fillimit të bombardimit të ish-Jugosllavisë.

“Ukraina gjithmonë e ka mbështetur sovranitetin e Serbisë mbi Kosovën që nga fillimi. Edhe para okupimit të Krimesë. Në vitin 1999, Qeveria e Ukrainës e ka bërë të qartë që ishte edhe kundër bombardimit të Jugosllavisë”, ka thënë Aleksandrovich për ‘Danas’.

Ai tutje ka thënë se e përsëritë qëndrimin e Ukrainës se “Kosova është Serbi dhe që Krimea është e Ukrainës”. /Lajmi.net/