Përvjetori i masakrës në Sheshin Tiananmen në Kinë

E publikuar: 04/06/2018 21:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shtetet e Bashkuara u janë bashkuar thirrjeve ndërkombëtare ndaj qeverisë komuniste të Kinës që të zbardhin plotësisht vrasjet, ndalimet apo të zhdukurit gjatë shtypjes së dhunshme të demostratave paqësore në Sheshin Tiananmen dhe përreth me 4 qershor të vitit 1989.

Përmes një deklarate të guximshme nga Uashingtoni, me rastin e 29 vjetorit të shtypjes së përgjakshme që la qindra – disa thonë mijëra – të vdekur, Sekretari i Shtetit Mike Pompeo u bëri thirrje autoriteteve kineze që të lirojë “ata që janë burgosur në përpjekjet për të mabjtur të gjallë kujtesën e Sheshit Tiananmen; dhe për t’i dhënë fund ngacmimit të vazhdueshëm ndaj pjesmarrësve të demostratave dhe familjeve të tyre.”

Deri më sot, diskutimet e hapura mbi këtë temë mbeten të ndaluara në Kinë ndërsa familjet e atyre që kanë humbur të dashurit e tyre vazhdojnë të përballen me tirani. Autoritetet kineze i kanë quajtur protestat një rebelizëm anti-revolucionar dhe vazhdimisht kanë argumentuar se një përfundim i qartë mbi ngjarjet është arritur kohë më parë.

Në një deklaratë mbi tragjedinë, grupi “Nënat e Tiananmenit” i kërkoi Presidentit Xi Jingping përmes një letre publike që “të rishqyrtojë masakrën e 4 qershorit” ndërsa bënë thirrje për dhënien fund të ngacmimeve ndaj tyre.

“Çdo vit kur ne kujtojmë të dashurit tanë, të gjithë ne jemi nën vëzhgim, ose detyrohemi të braktisim kryeqytetin kinez”, thuhet në letër. Grupi i Të Drejtave të Njeriut në Kinë publikoi një letër të hapur nga “Nënat e Tiananmenit” para përvjetorit të masakrës.

“Askush nga qeveritë pasuese gjatë 29 viteve nuk është interesuar për ne, dhe asnjë fjalë ndjese nuk është folur nga askush, sikur maskara që tronditi botën nuk ka ndodhur kurrë’, thuhet në letër.

Në deklaratën e tij, shefi i politkës së jashtme amerikane Mike Pompeo po ashtu tha se në këtë përvjetor “ne kujtojmë humbjet tragjike të jetëve të pafajshme”, duke shtuar se sikurse tha Liu Xiaobo në fjalimin e tij kur mori Çmimin Nobël për Paqen në vitin 2010, “shpirtërat e 4 qershorit ende nuk kanë gjetur qetësi”.

Zoti Liu nuk ishte në gjendje të merrte personalisht çmimin Nobël në vitin 2010 dhe ndërroi jetë një vit më parë në qeli. Shkrimtari disident pati një rol ndikues në protestat e Tiananmenit dhe po vuante një dënim 11 vjeçar për nxitje të përmbysjes së pushtetit, kur ai ndërroi jetë.

Gjatë një konference të zakonshme për shtypin të hënën, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Hua Chunying tha se Kina kishte reaguar ashpër ndaj Shteteve të Bashkuara lidhur me dekleratën për Tiananmenin. “Shtetet e Bashkuara çdo vit nxjerrin deklerata duke bërë ‘kritika të panevojshme’ ndaj Kinës dhe ndërhyrë në punët e brendshme të Kinës. Sekretari amerikan i Shtetit nuk ka absolutisht asnjë kualifikim për të kërkuar nga qeveria e Kinës që të bëjë ndonjë gjë”, shtoi zëdhënësja.

Përmes një deklerate në rrjetin social Twitter, që është e bllokuar në Kinë si shumë faqe të tjera interneti, redaktori i Global Times që mbështet qeverinë, e quajti dekleratën një “veprim të pakuptimtë”.

Në një tjetër postim ai shkruante: “ajo që u arrit përmes një lëvizje atë vit do të jetë madje shumë më e pamundur të realizohet duke mbajtur përkutimore qarame sot”.

Evenimente përkujtimore për Tiananmenin po zhvillohen në mbarë botën për të shënuar përvjetorin ndërsa pritet që dhjetëra mijëra njerëz të mblidhen në Hong Kong, vendi i vetëm në Kinë që mund të zhvillohen tubime të tilla publike në shkallë të gjerë për të shënuar ngjarjen.

Udhëheqësi i protestave studentore të Tiananmenit në arrati Wu’Er Kaixi e mirpriti dekleratën e zotit Pompeo.

Megjithatë, ai shtoi se gjatë 29 viteve të kaluara qendrimi i zbutur i demokracive perëndimore ndaj Kinës ka ushqyer regjimin në një kërcënim të menjëhershëm ndaj lirisë dhe demokracisë.

“Bota mban përgjegjësi për të nxitur Kinën, për t’i kërkuar regjimit atje që të pranojë gabimet, të rivlerësojë faktet dhe pastaj të ngushllojë të vdekurit”, tha ai. “Përfundimisht të përgjigjet ndaj protestuesve të 29 viteve më parë dhe të vërë Kinën në rrugën e duhur për liri dhe demokraci.”

Wu’er Kaixi u largua nga Kina pas shtypjes dhe tani jeton në Taivan ku është edhe themelues i shoqatës “Miqtë e Liu Xiaobo”. Kohët e fundit ky grup është bashkuar me disa organizata jo-fitimprurëse dhe ka në plan të zbulojë një skulpturë në muajin korrik, në përvjetorin e ndarjes nga jeta të Nobelistit të ndjerë. Skulptura do të vendoset në Taivan pranë ndërtesës ikonike Taipei 101.

Në Taivan, demokracia vetë-qevërisëse për të cilën Kina ka pretendime territoriale, udhëheqësit politikë nga të dy anët po ashtu i kanë kërkuar Kinës që të ndriçojë të kaluarën.

Presidenti i Taivanit Tsai Ing-wen theksoi në një postim në rrjetin Facebook se duke u përballur me historinë Taivani ka qënë në gjendje të ecë përtej tragjedive të së kaluarës.

“Nëse autoritetet në Pekin mund të përballen me incidentin e 4 qershorit dhe pranojnë se në thelb ishte mizori shtetërore, hisotria fatëkeqe e 4 qershorit mund të bëhet një gur themel për Kinën që ecë drejtë lirisë dhe demorkacisë”, tha zoti Tsai.

Paraardhësi i zotit Tsai, Ma Ying-jeou anëtar i partisë opozitare Partia Nacionaliste ose KMT, që pati lidhje të ngushta me Kinën kur ishte president, po ashtu i kërkoi Pekinit që të përballet me historinë dhe të ndihmojë në sherimin e plagëve për familjet.

“Vetëm duke bërë këtë komunistët kinezë mund të mbyllin hendekun psikologjik mes njerëzve në dy anët e ngushticës së Taivanit dhe të shihet nga bota realisht si një fuqi e madhe”,tha zoti Ma.