Përveç Thaçit, Veseli e Haradinaj nuk figurojnë në agjendën e Bashkimit Europian për bisedimet e 18 korrikut

E publikuar: 16/07/2018 18:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefja për Politikë të Jashtme e Bashkimit Europian Federica Mogherini, pritet që të mërkurën e kësaj jave të ndërmjetësojë edhe një takim tjetër mes Presidentit të Kosovës Hashim Thaçit si dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Megjithatë ndonëse u paralajmërua se ky takim në kuadër të dialogut të Brukselit do të zhvillohet kësaj radhe edhe me prezencën e të tjerëve zyrtarë institucionalë të Kosovës, në agjendën e ngarkuar nga Bashkimi Europian për 18 korrik, nuk figurojnë asnjë nga emrat e tyre pjesëmarrës, njofton Klan Kosova.
”Udhëheqësit e institucioneve të Republikës së Kosovës: Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, kryeministri, Ramush Haradinaj, zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Jashtëm, Behgjet Pacolli, zëvendëskryeministri Fatmir Limaj dhe zëvendëskryeministri dhe ministër për Diasporë dhe Investime Strategjike, Dardan Gashi, në një takim të përbashkët vendosën që më 18 korrik të takojnë Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Europian, znj. Frederica Mogherini në Bruksel”.

Por, pavarësisht kësaj në fotografinë e publikuar nuk figurojnë asnjë nga emrat e lartpërmendur të delegacionit kosovar, përveç Presidentit Hashim Thaçi, njofton Klan Kosova.