Përveç iPhone çdo gjë tek Apple po shkon për mrekulli

E publikuar: 02/02/2019 11:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kur Apple publikoi raportin financiar ditën e Marte, investitorët u tremben nga rënia e iPhone edhe pse kishte zhvillime pozitive në drejtim të tjera.

Shitjet në terësi ranë me 4.5% krahasuar me një vit më parë. Por kompania raportoi fitimin më të lartë në histori prej 4.18 dollarësh për aksionit.

Edhe pse kompaninë përballet me telashe në muajt e fundit, ajo mbetet tejet fitimprurëse. Rezultatet zhgënjyese vinë vetëm nga shitjet e dobëta të iPhone.

Çdo aspekt i biznesit të Apple, përfshirë iPad dhe Mac janë rritur ndjeshëm. Shitjet e iPhone ranë me 14.9% por të Mac, iPad dhe veshjeve elektronike u rritën me 8.7%, 16.9% dhe 33.3% respektivisht.

Rritje të madhe pati edhe biznesi i shërbimeve me 19.1% duke gjeneruar 10.9 miliardë dollarë.

Tashmë ky është biznesi i dytë më fitimprurës i kompanisë pas iPhone. Por ky i fundit ende zë 60% të të ardhurave totale të Apple. /PCWorld Albanian