Përveç dhuratave dhe këngës turke, mediat shkruajnë edhe për atë se çfarë hëngri Erdogan në Serbi

E publikuar: 11/10/2017 20:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti turk gjatë vizitës së tij në Serbi, përveçse kishte marrë dhuratë nga homologu i tij, Aleksandar Vuçiq, atij i ishte bërë edhe një surprizë nga shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, i cili kishte kënduar një këngë në gjuhën turke.

Dhe siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, këto dy “surpriza” nuk kanë qenë të vetmet me të cilat është ndarë presidenti Erdogan.

Bëhet e ditur se ai e ka shijuar edhe darkën e përgatitur për të, përkatësisht delegacionin e udhëhequr nga ai.

Dreka zyrtare, pritëse zyrtare e së cilës ishte kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Maja Gojkoviç, thuhet se u realizua në Pallatin “Srbija”, dhe në menynë e përgatitur, përveç rolladë pule me kumbulla të thata, së bashku me parmandën dhe rukola, kishte edhe gështenjë në çokollatë me krem. /Telegrafi/