Përurohet busti i ambasadorit Richard Holbrooke

E publikuar: 05/07/2015 23:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pamvarsisë së Shteteve të Bashkueme të Amerikës, në qytetin e Fierit asht përurue busti i Ambasadorit Richard Holbrooke.

Skulptura, vepër e artistit Idriz Balani, asht vendosë në qendër të qytetit, derisa në ceremoninë e organizueme me këtë rast merrnin pjesë kryetari i Fierit Baftjar Zeqaj, si dhe Shefki Hysa, ambasador i Misionit Diplomatik të Paqes dhe Prosperitetit, deputetë të shumtë të Qarkut të Fierit etj.

Në ceremoni merrte pjesë edhe ambasadori i Kosovës në Tiranë, Ramiz Lladrovci

Ambasadori Amerikan Richard Holbrooke, i cili vdiq në Dhetor të vitit 2010, asht i njoftun për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në periudhën e luftës së Kosovës.

Pak ditë mbasi Holbrooke në Beograd i dha Milosevic’it ultimatumin për tërheqjen e ushtrisë dhe policisë serbë nga Kosova, nisën sulmet ajrore të NATO’s kundër Serbisë.

Ai u vlerësue nga presidenti Obama si nji gjigand i politikës së jashtme amerikane.

Holbrooke njihet si arkitekt i marrëveshjes së Dayton’it, që i dha fund luftës në Bosnje.