Peru eliminon Uruguain për të kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Amerikës

E publikuar: 30/06/2019 05:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Peru e ka kompletuar katërshen që janë kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Amerikës.

Kombëtarja peruane i është bashkuar Argjentinës, Brazilit dhe Kilit, për në gjysmëfinale të garës së Amerikës Latine, derisa do të përballet me këta të fundit për ta siguruar një vend në finale.

Uruguai dhe Peru nuk arritën që të shënonin gol për më shumë se 90 minuta, duke bërë që ndeshja të shkonte në gjuajtjen e penalltive.

Uruguai v Peru (Foto Wagner Meier/Getty Images/Guliver)

Peruanët u treguan më të saktë nga pika e bardhë, pasi shënuan pesë penallti, për dallim nga uruguaianët që realizuan katra.

Kombëtarja e Perusë e kaloi sfidën më të vështirë, derisa tani pritet të ketë punë më të lehtë ndaj Kilit që pak orë më parë e eliminoi Kolumbinë.

Në anën tjetër, Argjentina do të përballet me Brazilin, e që natyrisht se do të marrë vëmendjen më të madhe për shkak të vlerës që kanë të dyja kombëtaret. /Telegrafi/