Përtonte të përdorte lopatën, gjeti metodë alternative për të pastruar borën (Video)

E publikuar: 22/01/2018 16:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nathanel Caplinger nga Virginia e Shteteve të Bashkuara, që përton shumë të heqë borën me lopatë, përdori pajisjen që nxjerrë flakë, për të pastruar rrugën.

Para se të fillonte punën, ai kontaktoi zyrtarët e vendbanimit për të mësuar nëse është e lejuar kjo metodë alternative, transmeton Telegrafi.

“Kujdesuni që mos të ketë pranë ndonjë zjarr, kaloni vetëm mbi hapësira ku nuk ka të mbjella dhe sigurohuni që asgjë nuk mbeti ndezur”, ka shkruar Caplinger.

Megjithëse kreu punën me sukses, nuk i rekomandon askujt të veprojë njëjtë. /Telegrafi/