Personi më i moshuar në botë: E ka përjetuar fillimin e shekullit 20 me këtë ‘recept’

E publikuar: 16/05/2018 04:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ajo është Chiyo Miyako gruaja japoneze që e ka përjetuar fillimin e shekullit 20

Është lindur më 2 maj dhe aktualisht jeton në Nich-ku, në afërsi të qytetit Yokohama të Japonisë.

Thotë se sekreti i saj për jetë të gjatë ishte ushqimi që përfshinë ngjala dhe ‘verë orizi’.
Ajo tregon se nuk ka pirë asnjëherë duhan.

Por a është ajo edhe peroni më i moshuar që ka jetuar ndonjëherë?

Jo, personi më i moshuar mosha e së cilës është verifikuar është Jeanne Clement (1875-1997) nga Franca e cila vdiq në vitin 1997 në moshën 122 vjeçe e 164 ditë.
Ajo kishte shëndet të mirë pjesën më të madhe të jetës. Madje jetoi vetë deri në moshën 110 vjeçe, mund të ecte deri kur ishte 115 vjeçe kur u rrëzua dhe e theu këmbën, e pas kësaj kërkoi karrocën e të hendikepuarve.