Persona të afërt me PDK-në po synojnë të marrin timonin e dy spitaleve rajonale, atij të Mitrovicës dhe Vushtrrisë, raporton KTV.
Në rezultatet e shpallura të testimit me shkrim, në garën për drejtor të këtyre dy spitaleve, komisioni vlerësues u ka dhënë pikë maksimale dy emrave të afërt me PDK-në.
Në garën për drejtor të Spitalit të Mitrovicës, komisioni i ka dhënë pikë maksimale Mimoza Zeqirit, e cila është gruaja e Lulëzim Zeqirit, këshilltar i kreut të Kuvendit, Kadri Veseli.
Ndërsa me vetëm 67 pikë, ky komision e ka vlerësuar mjekun Burim Gashi. E kontaktuar nga KTV-ja, Mimoza Zeqiri shkurt ka thënë se i ka hyrë kësaj gare duke u bazuar në përvojat dhe shkathtësitë menaxhuese, të cilat ajo i ka.
Derisa ka mohuar ndikimin e bashkëshortit të saj në këtë mes.