“Përshëndetje baba”. Totti mallëngjen me mesazhin lamtumirës për babain

E publikuar: 14/10/2020 18:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Francesco Totti ka ndarë një mesazh tejet emocionues në rrjetet sociale ku i ka dhënë lamtumirën e fundit babait të tij i cili humbi jetën pas ishte i infektuar me virusin Covid-18, përcjell KosovaPress.

Më poshtë mund ta lexoni mesazhin e plotë të lëshuar nga Francesco Totti:

“Përshëndetje baba. Unë i kalova 10 ditë më të rënda të jetës sime, duke e ditur që ti je atje i vetëm, duke luftuar kundër së keqes dhe duke mos mundur të shohësh, të flasësh, të përqafosh. Do të bëja gjithçka që të ish afër teje.”, e filloi shkrimin e tij ish-kapiteni i Romës.

“Tani jeta ime do të jetë ndryshe sepse unë jam rritur me vlera të rëndësishme dhe kjo është arsyeja që unë të falënderoj baba, për gjithçka që ti ke bërë për mua, që më ke bërë mua një burrë të fortë. Do të të dua gjithmonë baba.”

“Do të doja që ende ta dëgjoja zërin tënd. Më mungojnë të qeshurat që i bënim bashkë. Më mungon buzëqeshja jote, sytë e tu. Më mungon të të shoh të ulur në divan duke shikuar televizionin. Dua të kërkoj falje dhe të falënderoj…”

“Më vjen keq për të gjitha herat që nuk të kam kuptuar, që nuk të kam treguar se sa të dua, që nuk të kam përqafuar, për fjalët që nuk t’i kam thënë, për gabimet që i kam bërë, por mbi të gjitha, të falënderoj që ishte babai im, dhe do të vazhdosh të jesh i tillë.”

“Pa ty, unë nuk do të isha këtu. Edhe pse nuk je më me ne, nuk do të të harrojmë kurrë. Kishe shumë shokë që të donin shumë sepse ti kishe diçka ndryshe, ishe gjithmonë aty, gjithmonë në dispozicion. Ti je krenaria ime.”

“Sot më shumë se kurrë më parë e kam kuptuar se sa i rëndësishëm ishte ti në jetën time. Do të të mbajë gjithmonë në mendjen time.”

Mirë u pafshim baba, mirë u pafshim mbret. Rrugë të mbarë.

I juaji

Francesco