Përse penisi dhe thimthat kanë ngjyrë më të errët se pjesët e tjera të trupit?

E publikuar: 24/10/2018 05:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lëkura në tërë trupin ka ngjyrë të ngjashme, përveç në disa pjesë, siç janë thimthat, buzët, vulva apo penisi. Ja përse është kështu.

Me siguri keni pyetur ndonjëherë përse disa pjesë të trupit tuaj, si p.sh. penisi dhe thimthat në gjoks, kanë ngjyrë tjetër në krahasim me pjesën tjetër të lëkurës, transmeton Telegrafi.

Deri para pak kohësh nuk është ditur se a ka kjo ndonjë funksion dhe qëllim, mirëpo tani e dimë që kjo nuk ka bash kurrfarë qëllimi. Ja për çka është fjala.

Thimthat dhe penisi kanë ngjyrë më të errët për shkak të ndikimit të hormoneve posaçërisht në pubertet.

Përse këto pjesë të trupit janë më të shndritshme para pubertetit?

Muscular Torso

– Hormonet rregullojnë punën e melanociteve (qeliza të cilat prodhojnë pigmentin melaninë), andaj është e logjikshme që hormonet ndikojnë që ngjyra në atë pjesë të trupit të jetë më e errët – thotë dr. Cameron Rokhsar, dermatolog nga Nju-Jorku.

Duke pasur parasysh që fjala është për karakteristikat gjenitale primare dhe sekondare, pa të cilat nuk do të kishte as seks, andaj vetvetiu as bebe, vetëm kur rritemi, ato bëhen të rëndësishme, sepse kanë rolin që gjinisë së kundërt t’ia tërheqë vëmendjen për atë që jemi të gatshëm për “çiftëzim”.

Thimthat janë më të shndritshme deri në pubertet, dhe vetëm pastaj bëhen më të errëta nën ndikimin e hormoneve, thotë dr. Lindsay Borden

Për këtë arsye shumica e fëmijëve kur janë të vegjël kanë flokë në të shndritshme, ndërkaq kur rriten, nën ndikimin e hormoneve, flokët u marrin ngjyrë më të errët. Po kështu ndodh edhe me ngjyrën e syve. /Telegrafi/