Perrie Edwards ngeli pa shtëpi

E publikuar: 22/10/2016 13:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Perrie Edwards pranon se mbeti ‘pa shtëpi’ kur u nda me Zayn Malik një vit më parë. Ajo ka pranuar këtë fakt në librin e ri “Our World”, ku këngëtarja 23-vjeçare thotë se ka jetuar me Zyan në Londrën veriore gjatë romancës së tyre, por pranon se nuk kishte ku të shkonte pas prishjes së lidhjes.

“Pasi u ndava me partnerin tim, nuk kisha ku të shkoja, dhe kjo ishte mjaft stresuese. Për pak nuk e kisha idenë se çfarë duhet të bëja”, thotë Perrie.

Shoqet e saj Jesy Nelson, Leigh-Anne Pinnock dhe Jade Thirlwall i qëndruan pranë duke i thënë se mund të jetonte me to, por Perrie thotë se nuk ka dashur t’u bëhet barrë.

Në rreshta të tjerë të librit ajo shkruan: “Ishte e tmerrshme, koha më e keqe e jetës sime. Një lidhje 4-vjeçare, dy vite fejesë që përfundon me një mesazh të thjeshtë. Ja kështu”.