Përplasje shikimesh ndërmjet Thaçit e Ismailit (Video)

E publikuar: 19/02/2016 11:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zv.Kryeministri Thaçi e deputeti Ismaili në hyrje të Kuvendit të Kosovës Zv.Kryeministri Thaçi e deputeti Ismaili në hyrje të Kuvendit të Kosovës
Përplasje shikimesh janë shkëmbyer sot ndërmjet zv.Kryeministrit Hashim Thaçi dhe deputetit të Vetëvendiosjes, Fisnik Ismaili.

Ata janë takuar padashje në hyrje të ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, derisa kryenin formalitetin e kontrollit.

Thaçi siç duket edhe në video të xhiruar nga ekipi i lajmi.net, ka tentuar t’i flasë deputetit Ismaili.

‘Fis…”, i është drejtuar Thaçi, deputetit Ismaili, duke ia hedhur edhe shikimin drejt tij.

Por deputeti Ismaili nuk ka dhënë asnjë shenjë se është i interesuar t’i flasë zv.kryeministrit Thaçi.

Përndryshe, siç njofton ekipi i lajmi.net, në vednin e ngjarjes, i përbërë nga kameramani Bujar Tërstena e gazetari Përparim Bublaku, deputetët kanë filluar të hyjnë në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.

Seanca pritet të fillojë në orën 10:00. Opozita ka paralajmëruar se do të vazhdojë bllokimin e mbarëvajtjes së saj.
https://www.youtube.com/watch?v=59jfo0z3nEk

/lajmi.net