Përplasje me armë në Vlorë, policia: 3 të vdekur, 1 i plagosur

E publikuar: 07/04/2015 14:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përplasje me armë në qytetin e Vlorës, policia raporton për 3 të vdekur dhe 1 i plagosur.

Lajmi mbërriti në redaksi në orën 14: 20 minuta dhe nuk ka shumë detaje mbi ngjarjen e rëndë.
I plagosuri është identifikuar si Aleksandër Llanaj.

Lajmi u raportua nga gazetarja e Ora News Jerola Ziaj.

Vrasja ka ndodhur në lagjen “24 Maji” ose e njohur si lagjja Çole. Mësohet se vrasja është shënuar në një lokal.
Njëri prej viktimave është Albi Limaj.