Përplasje e ashpër mes Kusari-Lilës e Gjinit

E publikuar: 22/09/2017 21:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari Lila po pranon një varg kritikash nga kandidatët tjerë për kryetar komunash. Ardian Gjini nga AAK, ka drejtuar pyetje të shumta në drejtim të Kusari –Lilës. Derisa e ka pyetur për një bisedë që ka zhvilluar në zyrë, pa specifikuar për çfarë bëhet fjalë.

‘’ Mjetet për ngrohtoren e qytetit janë nda në vitin 2014. Unë e di cfarë bisedash ka pas për impiantin.Ne do të konkurojmë me fonde te qeveria, i kemi disa zona që janë problematike, zona e Dushkajës, Kralani, Rashkoci se nuk kanë lum afër. Zonë problematike zona e Hasit, ku ujërat e zeza shpërndahen në ara. Komuna ka mujt me punu më shumë. Ne duhet me hy në implemenitm. Me 23 qershor 2013 është nënshkru kontrata për impiantin kur ka qenë Pal Lekaj. Donatori është anku që ka thanë këtu kish vec fjalë, Komuna u vanu me toka me investim. Nuk mundemi me vazhdu me copa të vogla pa e dit ku ka me shku Komuna, na mujm me shtru rrugë me kubëza…’’ është shprehur Gjini.