Përplasje e ashpër mes Dedës e Pacollit

E publikuar: 19/04/2018 15:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dy anëtarët e komisionit për Integrime Evropiane, Ilir Deda dhe Fitore Pacolli kanë pasur përplasje të ashpër verbale në mbledhjen e sotme të komisionit, ku po raportonte ministrja e ministrja e Integrimit, Dhurata Hoxha lidhur me raportin e progresit, raporton “Zëri.info”.

Kjo, pasi që Deda e Pacolli kishin mendime krejtësisht të ndryshme sa i përket përmbajtjes së raportit të progresit.

Përderisa Pacolli konsideroi se nga raporti i progresit nuk ka pasur kurrfarë të arriture, Deda vlerësoi se ka pasur përparim te dukshëm sa i përket liberalizimit të vizave.

Por në momentin që deputeti i Alternativës, Ilir Deda, po fliste për këtë, deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli i bëri thirrje atij që të kthehet dhe ta lexojë faqen 18 të raportit.

Ndërkohë, Deda iu përgjigj duke thënë se ajo po insiston të kthehet në faqen 18 meqë nuk po do që të ndodh liberalizimi.

“Fitore, ti po ke qejf të mos ketë liberalizim të vizave”, tha ai, raporton tutje “Zëri.info”.

E gjersa Pacolli po lexonte faqen 18 të raportit, Deda akuzoi atë se nuk po i di cilat janë kriteret për liberalizim. Por Pacolli ia ktheu atij, duke i thënë se edhe vetë Deda e di që s’do të ketë heqje vizash këtë vit.

“Tash bëhesh nervoz se e di që këtë vit nuk do të ketë liberalizim të vizave”, ia ktheu ajo.

LEXO EDHE: Deda: Duhet ta zëmë trenin e fundit për viza

“Po ke qejf ashtu”, potencoi Deda tutje, i cili tha se është e vërtetë që raporti potencon se shteti i Kosovës është i kapur, porse të thuash se nuk ka përparim në procesin e liberalizimit, sipas tij, është manipulim i plotë.

“Shtet i zaptuar, po. Por, për viza ti je duke manipuluar. Në fund ti do të dalësh gabim”, përfundoi Deda./Zëri/