Përplasje Basha-Rama prej 3 orësh në Kuvend, debat për biznesmenët dhe paratë e drogës

E publikuar: 16/11/2017 13:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vazhdon prej mëse tre orësh në Kuvend, përplasja ndërmjet Kryetarit të opozitës Lulzim Basha dhe Kryeministrit Edi Rama, të cilët që nga ora 10:00 ua kanë radhën në foltore vetë, 2 deputetëve për 2-3 minuta.

Debati është fokusuar tek Buxheti i 2018, që qeveria pret ta miratojë, kurse opozita e kundërshton sepse e konsideron projekt të pastrimit të parave të pista në ekonominë e vendit.

DEBATI

Rama: Ju pyes, Zamir Mane është pastrues parash droge? Shefqet Kastrati është pastrues parash droge? Po Bashkim Ulaj? Po Ram Geci , është pastrues i parave të drogës? Dhe për çudi janë të katër votues të Partisë Demokratike të Shqipërisë. Nëse ke ndonjë tjetër në mend, ma thua. Këta njerëz janë taksapaguesit më të mëdhenj të Shqipërinë. E kanë bërë pasurinë kur ti ishe në Holandë se ju është bërë gjuha “drogë drogë”.

Zamir Mane, më thuaj, është pjesë e kësaj skeme pastrimi? Se këta të katër di unë dhe le t’i ndërtojnë me patjetër. Kurrë nuk ia kam prerë rrugën dikujt. Dhe nuk i them dot se “nuk t’i kthej dot ato, se i kanë ndarë këta të partisë”. Shqipëria janë njerëzit që punojnë qoftë si sipërmarrës, qoftë si ppunëtorë të thjeshtë. Është skandaloze që partia që mbahet e sipërmarrjes, e njerëzve të thjeshtë, të vijë ëktu droga droga sikur jeni të gjithë nën efektin e drogës. Pyete shokun tënd, Zamir Mane, pyete për sigurinë në miniera, pyete për ndryshimin rrënjësor që ka ndodhur atje, për shkollat profesinale, pyete dhe për fëmijët.

Basha: Ulu pi pak ujë se t’u tha goja dhe mbahesh pas emrave të përveçëm. Se unë nuk i ndaj njerëzit në parti, por në të ndershëm dhe të pandershëm; në ata që punojnë për ekonominë e Shqipërisë dhe ata kriminelë që janë shpikja jote.i dinë ata që të ndjekin ty dhe i gjejnë ata këtu. Po ku janë?! Këtu janë biznesmenë, deputetë, kryetarë bashkish. I bëre ti, se i ndjekin vendet e tyre për trafik droge, prostitucion, vrasje.

Po mundohesh më kot për të fshehur minaren në një thes. Për të përmendur çdo emër që të vjen në mendje me shpresën se mund të relativizosh shpresën. Shqipëria është në rreth të zi si nyjë e kanabisit. E tha Europoli, e bëre ti.

Bllokimi i Shqipërisë do të vazhdojë sa kohë që politike dhe krimi të personifikohen me ty. Kishe mundësinë ta shkëputje, por nuk e bëre. Ti i bërë gjëmë pas gjëme vendit, se ky është modeli që ti je: pastrimi i parave me krimin, administrimi i parave me krimin. Nuk i ikën dot të së vërtetës dhe Shqipëria nuk bën dot asnjë hap përpara. Katër vite me radhë, e quajte ministrin më të jashtëzakonshëm, po Saimir Tahiri është vetëm hallka që të lidh me krimin dhe drogën.

Rama: Pse nuk jep përgjigje këtu pasi të pyeta unë kur u the shqiptarëve se “kullat në Tiranë po ndërtohen me paratë e drogës”. E the para të gjithave. Se kjo historia jote nuk është mirë të ikësh pa përgjigje.