Përplasja mes Xhavit Halitit dhe Anton Qunit për 8 milionë marka

E publikuar: 17/04/2018 11:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në fillimin e seancës së sotme të kuvendit të Kosovës, Deputeti i PDK-së Xhavit Haliti dhe deputeti i LDK-së Anton Quni, kanë replikuar lidhur me një shumë prej 8 milionë markave që sipas Anton Qunit, Haliti i ka marrë nga kolonel Ahmet Krasniqi.

Deputeti i PDK-së Xhavit Haliti që ka qenë edhe kryesues i seancës ka thënë se deklarata e deputetit të LDK-se e dhënë në një emision mbrëmë, është gënjeshtër.

Sipas Halitit, nëse Anton Quni e dëshmon se ai ka marrë 8 milionë marka nga Ahmeti, është i gatshëm të jap dorëheqje nga Kuvendi.

“Nesë ke argumente që i kam marrë 8 milionë duhet ta kesh parasysh se në struktura politike dhe ushtarake ka pas bashkëpunim të ngushtë mes qeverisë së Kosovës dhe UCK-së. Por këto struktura nuk janë merrë me kalamajt që kanë nejt nëpër therra. Unë për të bisedu dhe marrë vesh kam pas veç një njeri Bujar Bukoshi juve s`ju kam njofto ty të kam njofto mas luftës. Nuk është mirë me gënjy se ti s`ke qenë prezent as si ke të dhënat e asaj pune. Nesë ti ke fakte me ja dhanë publikut që unë i kam marrë 8 milion unë jam i gatshëm të jap dorëheqje por a je i gatshëm që të japësh dorëheqje”, tha Haliti.

Pas kësaj ka aplikuar deputetit Anton Quni, i cili tha se është i gatshëm të dëshmoj dhe të siguroj fakte se Haliti i ka marrë ato para nga Ahmet Krasniqi.

“Mbrëmë e kam thënë saktësisht nuk e di çka ka të keq nëse ky fond është ndarë për nevoja urgjente të UCK, nuk është asgjë sekrete nuk jam i vetmi që e kam thënë ka edhe persona të tjerë edhe shokë tuaj të idealeve dhe të partisë. Por nëse ju doni fakte edhe më shumë unë do ti siguroj, tani nuk e di a janë në pyetje 6-7-8 por mundem me i siguru edhe dëshmitarët edhe protagonistët që të saktësojnë me ditë me datë me vend ngjarjen që ju këtë shumë + – e keni pranuar personalisht prej kolonel Ahmet Krasniqit”, tha Quni.

Ndaj kësaj replikoi edhe një herë Xhavit Haliti. Ai i tha Qunit se ka gënjyer dhe se për ngjarjen të cilën fol nuk ka qenë prezent as ai as shokët e tij.

“Ti ke rrejt ti nuk din kurgja as ata shokt e tu s`janë kanë prezent. Ka qenë prezent Agim Mehmeti është bisedu me Bujar Bukoshin e din edhe Isa Mustafa ju tjerët krejt keni qenë ushtar a keni luftu a jo problem tjetër. Sepse ju ju konvenon me fol për njerëz të vdekur të UCK-së e për të gjallët nuk ju intereson ky është problemi juve”, tha ai

“Këtu mundet me fol dy vet janë gjallë Bujar Bukoshi sa i përket cështjeve politike dhe Isa Mustafa sa i përket financave dhe gjallë është Hilmi Nebihu ai ka qenë në të gjitha takimet. Unë se mohoj atë por shuma nuk është e vërtet. Unë nuk e mohoj asnjëherë as bashkëpunimin me Bujar Bukoshin as me Ahmet Krasniqin as ndihmën që e ka dhënë Bukoshi, as gatishmërinë të cilën e kanë penguar strukturat politike të atëhershme Ahmet Krasniqin që ka një proces të caktuar për tu bashku”, tha Haliti.

Krejt në fund Haliti i tha deputetit Quni se “Kur ti çelim letrat i çelim taman” duke shtuar se po e përfundon këtë bisedë se se nuk i jep ma të drejtën e fjalës.

“Për qefi, bash për qef temin ska me fol”, i tha Haliti Qunit./insajderi/