Përplaset për vdekje këmbësori, arrestohen dy shoferë

E publikuar: 17/10/2016 00:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një aksident me pasojë vdekjen e një kalimtari ka ndodhur në aksin rrugor Plepa-Ndroq pranë Romanatit, rreth orës 19:30 të së dielës.

Bëhet e ditur se viktima është një 50-vjeçar me inicialet B.T.

Burime nga policia bëjnë me dije se automjeti i aksidentit, tip Golf me targa AA 456 LK me drejtues shtetasin me iniciale L.R. ka qenë duke tërhequr mjetin tip Audi me targa AA 924 GS, me drejtues E.D. në momentin kur ka ndodhur edhe përplasja tragjike.

Mësohet se të dy drejtuesit e mjeteve të mësipërme janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit për të sqaruar rrethanat e plota të aksidentit.

/ Top Channel