Përplaset helikopteri, vdes guvernatorja e meksikës

E publikuar: 25/12/2018 11:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Guvernatorja e shtetit qendror të Meksikës Puebla, Marta Erika Alonso, ka vdekur në një aksident me helikopter, pak ditë pasi bëri betimin e postit.

Burri i saj, senatori Rafael Moreno Valle dhe dy pilotët u vranë gjithashtu. Raportet thonë se ka pasur një pasagjer i tretë në bord, i cili gjithashtu vdiq.Aksidenti i së hënës ndodhi pak pasihelikopteri u ngrit nga kryeqyteti i Puebla. Zonja Alonso u bë guvernatorja e parë femër në Puebla pas sondazheve të diskutueshme.

45-vjeçarja ishte anëtar i partisë PAN të qendrës së djathtë.

Vdekjet e guvernatores dhe burrit të saj u konfirmuan nga presidenti i ri i Meksikës, Andres Manuel López Obrador