Përplasen mes vete zyrtarët e LDK-së dhe AAK-së në Facebook

08.07.2019 11:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Përplasen mes vete zyrtarët e LDK-së dhe AAK-së në Facebook

Më 5 korrik, Policia e Kosovës ka arrestuar 23 persona të dyshuar për dallavere me patenta shoferi. Arrestimi i këtyre zyrtarëve të Ministrisë se Infrastrukturës që udhëhiqet nga Pal Lekaj i AAK-së ka shkaktuar reagime të shumta nga zyrtarët e LDK-së.

Zyrtarë të LDK-së dhe AAK-së janë kapur mes vete përmes Facebook-ut duke akuzuar njëri-tjetrin për keqpërdorime e dështime në qeverisje.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, e ka akuzuar ministrin Pal Lekaj se po merret me opozitën përderisa shoferët me leje të blera nga zyrtarët e Ministrisë së tij po vrasin fëmijët nëpër rrugë.

“Ministri Lekaj, derisa po gjykohen rreth 20 zyrtarë të tij për korrupsion, e ka gjetur të merret me opozitën. Vërtetë, dikush po tallet me qytetarët! Veç jo opozita.

Ministri do të ishte më mirë të mendojë, si prind që është, se sa janë nga shoferët me leje të blera nga zyrtarët e tij, që po vrasin fëmijët tanë nëpër rrugë. Dhe të ndjej përgjegjësi. E jo të tregojë sesi duhet të mbetet në pushtet”

Kurse ministri Pal Lekaj, i ka thënë Mustafës se Facebook-u e ka lënë në shtëpi dhe nga ky rrjet nuk rregullohen gjërat.

“Ish Kryeministër, e dimë të dytë që po bëhen gjëra të mëdha, por nuk jam “zoti” siç po më drejtoheni.

Ka ikur koha kur keni ndikuar në drejtësi. Facebook-u ju la në shtëpi, sepse nga ky rrjet nuk rregullohen gjërat dhe për më tepër, akuzat që po bëni nuk ju kanë hije, si njeri i përgjegjshëm, i dini adresat, nëse keni argumente”.

Kurse deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, i ka thënë Isa Mustafës që të anëtarësohet në AAK.

“Për ish-kryeministrin Isa Mustafa, një porosi e kam, eja në AAK se tjetër kund s’ki vend. Sa i përket zgjedhjeve këtu jemi”.

E së fundi në këtë përplasje virtuale, ka reaguar edhe deputeti i LDK-së, Naser Rugova.

Ai ka shkruar se Pal Lekaj në vend se të merret me shtëpinë dhe oborrin e vet, po merret me shtëpinë më të madhe në Kosovë, LDK-në.

Deputeti i LDK-së është shprehur se Pal Lekajt i janë arrestuar 20 zyrtarë të Ministrisë së tij, përfshirë edhe dajët e shefave të tij.

“Ja kanë lidhur në pranga mbi 20 zyrtarë, përfshi edhe dajët e shefave të tij, dhe 100 afera tjera që janë karakteristike e PAN qeverisë dhe prap kan moral me folë dhe me kritiku besa edhe me shitë mend! O tempora o mores! Do ju vijë fundi së shpejti, do largoheni me turp, do të vjen një qeveri normale dhe do ju hapim krejt letrat! Kosova ka kaluar edhe sfida me të mëdha, por zullumi këputet prej së trashi thotë një fjalë e urtë popullore”, ka shkruar Rugova.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Çështjet e mosmarrëveshjeve ndërmjet Bullgarisë dhe Serbisë

Çështjet e mosmarrëveshjeve ndërmjet Bullgarisë dhe Serbisë

Miliarderi amerikan akuzohet për trafikim vajzash

Miliarderi amerikan akuzohet për trafikim vajzash

Korrupsioni dhe mungesa e reformave ulin besimin ndaj Qeverisë

Korrupsioni dhe mungesa e reformave ulin besimin ndaj Qeverisë

Lajmi i fundit: Serbia thotë se pamundësoi pranimin e Administratës Tatimore të Kosovës në IOTA

Lajmi i fundit: Serbia thotë se pamundësoi pranimin e Administratës Tatimore të Kosovës në IOTA

Ministri i Jashtëm i Bosnjës, taksën nga Kosova e konsideron goditje të rëndë

Ministri i Jashtëm i Bosnjës, taksën nga Kosova e konsideron goditje të rëndë

Ambasada amerikane në Beograd kërkon ndriçimin e vrasjes së vëllezërve Bytyçi

Ambasada amerikane në Beograd kërkon ndriçimin e vrasjes së vëllezërve Bytyçi

Dhjetëra mijëra qytetarë protestojnë të qetë në Tiranë

Dhjetëra mijëra qytetarë protestojnë të qetë në Tiranë

Opozita e vendosur të mos ia krijojë kuorumin koalicionit qeverisës

Opozita e vendosur të mos ia krijojë kuorumin koalicionit qeverisës

Fitorja e Mitsotakis ngre pikëpyetje në zbatimin e Marrëveshjes së Prespës

Fitorja e Mitsotakis ngre pikëpyetje në zbatimin e Marrëveshjes së Prespës

Prej nga po furnizohet veriu me mallra?

Prej nga po furnizohet veriu me mallra?

Një vit masë edukative në burg të miturit që sulmoi romen në Ferizaj

Një vit masë edukative në burg të miturit që sulmoi romen në Ferizaj

MJEKU NGA FERIZAJ KËRKON 100 MIJË EURO KOMPENSIM

MJEKU NGA FERIZAJ KËRKON 100 MIJË EURO KOMPENSIM

Momenti kur rrufeja godet aeroplanin në të cilin kishte edhe kosovarë

Momenti kur rrufeja godet aeroplanin në të cilin kishte edhe kosovarë

Ministria e Drejtësisë akuzon VV-në se njerëzit e saj kanë përfituar “miliona nga monopoli në noteri”

Ministria e Drejtësisë akuzon VV-në se njerëzit e saj kanë përfituar “miliona nga monopoli në noteri”

Gjithçka lidhet me një grua, Del në dritë sekreti që e torturoi Enver Hoxhën deri ditën që ndërroi jetë

Gjithçka lidhet me një grua, Del në dritë sekreti që e torturoi Enver Hoxhën deri ditën që ndërroi jetë

Thaçi, letër Trumpit për 4 Korrikun: I përkushtuar të arrijmë marrëveshje paqësore me Serbinë

Thaçi, letër Trumpit për 4 Korrikun: I përkushtuar të arrijmë marrëveshje paqësore me Serbinë