Përplasen dy vetura në Kodra e Trimave, ka edhe të lënduar

E publikuar: 12/04/2015 18:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën “Vëllezërit Fazliu” në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë.

Në këtë aksident, kanë qenë të përfshira dy vetura, një Opel Corsa dhe një VW Golf 4. Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, ka pas edhe të lënduar, e të cilëve i është ofruar ndihma mjekësore.

Policia ka dal në vendin e ngjarjes, dhe po e heton rastin./Indeksonline/